Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rritja ekonomike nën parashikim. - Bujqesia.eu

Rritja ekonomike nën parashikim.

0

rittja ekonomikee

Rritja ekonomike në vend për këtë vit nuk do të jetë ashtu siç ishte planifikuar. Ajo do të jetë më e ulët se që është planifikuar nga Qeveria e Kosovës. Nga 3.7% sa ishte planifikuar të jetë rritje ekonomike, ajo nuk pritet të jetë më lartë se 3%. Shkak për këtë thuhet të jetë rënia e investimeve qeveritare dhe rënia e investimeve të huaja direkte. Kjo është konfirmuar edhe nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) që sipas saj, rritja e tanishme ekonomike është si rezultat i rritjes së konsumit për shkak të rritjes së pagave në sektorin publik që ishte bërë këtë vit.

“Norma e rritjes ekonomike për vitin 2014, sipas projeksioneve të BQK-së, parashihet të jetë rreth 3%, që është më e ulët se sa parashikimi fillestar prej 3.7%. Ky revidim është bërë kryesisht për shkak të nivelit më të ulët të investimeve publike në tremujorin e dytë dhe të tretë, rënies së theksuar të investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë por edhe rritjes së importeve në tremujorin e tretë.

Rritja për vitin 2014 bazohet kryesisht në rritjen e konsumit ndërsa investimet dhe neto eksportet pritet të kontribuojnë negativisht”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së. Sipas raportit, të hyrat buxhetore neto deri në shtator 2014 shënuan nivel të ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur vlerën prej 964 milionë euro./tribuna