Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rugovasit i duan tokat e tyre - Bujqesia.eu

Rugovasit i duan tokat e tyre

0

rogov

Pothuajse të gjitha shtëpitë në bjeshkët e Rugovës janë të zbrazëta. Aty ka vetëm shtëpiza për vizitorë që shkojnë të marrin ajër të pastër në këto bjeshkë. Në këto anë mbajtja e deleve dhe kultivimi i bagëtive është mënyra më e zakonshme e jetës. Rugova është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe edhe si “Alpet Shqiptare”.
Ky vend në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Kosovës. I gjithë regjioni është i rrethuar nga maja të larta të maleve. I pasur me lumenj dhe livadhe të djegura nga dielli, Rugova është një nga vendet më piktoreske të regjionit. Era e tetorit sjell freskinë fushave. Delet me kokë në barin e gjatë, hingëllimat e kuajve, breshkat duke marrë rreze mbi gurë, janë meloditë më karakteristike të kësaj ane.
Malë Haxhija është njëri ndër banorët e paktë të kësaj ane. Ai është 85 vjeç. Haxhija tregon për historinë e këtij vendi. “Në të gjithë Rugovën janë rreth 20 shtëpi me banorë të përhershëm”, thotë plaku nga Rugova. Sipas tij shumica kanë migruar për në vendet perëndimore. Familja e Mal Haxhijat është pesëmbëdhjetë anëtarëshe. I vetmi burim i ekzistencës për këtë familje janë bagëtitë e shumta që ai mbanë../Tribuna/