Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rusia do t'i japë fund embargos ndaj produkteve bujqësore shqiptare ? - Bujqesia.eu

Rusia do t’i japë fund embargos ndaj produkteve bujqësore shqiptare ?

0
Poutin_Ebargo
Agjencia Federale Ruse për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare vendosi të ndalojë importin e frutave dhe perimeve nga Shqipëria, nga data 8 dhjetor 2014, me argumentin se, mallrat shqiptare shoqëroheshin me një çertifikatë fitosanitare false.
​Rusia pritet t’i japë fund embargos ndaj produkteve bujqësore shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Arben Gazioni, i cili zhvilloi  një takim në Ministrinë e Bujqësisë së Federatës Ruse, Agjencinë e Kontrollit Veterinar dhe Fitosanitar, me qëllim zhbllokimin e embargos ruse për eksportet e produkteve bujqësore shqiptare në tregun rus.
Në një publikim të Ambasadës Shqiptare në Rusi në Facebook, bëhet e ditur se, qëllimi i takimit konsistoi në hapjen e tregtisë në fushën e bujqësisë mes dy vendeve, embargo e cila u vendos në fund të vitit të kaluar.
Palët ranë dakord të përshpejtohen hapat për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke nënshkruar fillimisht një protokoll dypalësh në fushën e mbrojtjes veterinare dhe fitosanitare.
Agjencia Federale Ruse për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare vendosi të ndalojë importin e frutave dhe perimeve nga Shqipëria, nga data 8 dhjetor 2014, me argumentin se, mallrat shqiptare shoqëroheshin me një çertifikatë fitosanitare false./Shekulli/