Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Rusia vendos embargon për produktet shqiptare - Bujqesia.eu

Rusia vendos embargon për produktet shqiptare

0

rusia

Rusia ka konfirmuar këtë të enjte zgjerimin e listës së vendeve të sanksionuara prej saj për shkak të qëndrimit pro-perëndimor të tyre në lidhje me çështjen e Ukrainës.

Ka qenë vetë kryeministri Dmitry Medvedev që ka deklaruar se, embargoja ndaj importit të ushqimeve do të aplikohet tashmë edhe ndaj Shqipërisë, Malit të Zi, Islandës dhe Lihtenshtejnit.

“Përfshirja e këtyre vendeve në listën e sanksioneve është një lëvizje e vetëdijshme, që do të thotë një kundërmasë nga ana jonë ndaj atyre që na kanë vendosur sanksione”, ka thënë Medvedev në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Ai ka shtuar se edhe Ukraina mund të përfshihet në listën në fjalë në vitin 2016 nëse marrëveshja ekonomike mes Kievit dhe Bashkimit Evropian hyn në fuqi.

Embargoja e paralajmëruar më herët gjatë muajit përfshin produktet e mishit, peshkut, djathit, frutat dhe perimet.

Ajo vjen pasi BE dhe Shtetet e Bashkuara vendosën së fundmi sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe aksioneve ushtarake në lindje të Ukrainës.

Gjatë mbledhjes së kabinetit të tij, Medvedev ka shtuar se anti-sanksionet i kanë dhënë një nxitje të fortë agrikulturës vendase dhe nuk kanë shkaktuar shkurtime të rezervave ushqimore.