Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Sa përfitojne bujqit këtë vit? - Bujqesia.eu

Sa përfitojne bujqit këtë vit?

0

subvencionetPër blegtorët, qumështarët, bletarët, vreshtarët dhe perimtarët, këtë vit ministria e Bujqësisë e ka rritur përkrahjen financiare përmes pagesave direkte. Thirrjet për aplikim për përkrahjen e këtyre sektorëve tashmë janë shpallur dhe aplikuesit do të kenë afat prej 30 ditësh për të aplikuar për t’u mbështetur me pagesa direkte për këta sektor.

Nga kjo përkrahje, kultivuesit e perimeve në fushë të hapur do të përfitojnë nga 300 euro për hektarë, vreshtarët që kanë të mbjellë vreshta nga 0.10 hektarë deri 100 hektarë do të subvencionohen në vlerë prej 1000 euro për hektarë, ndërkaq ata që kanë të mbjellë vreshta mbi 100 hektarë do të subvencionohen ne vlerë prej 300 euro për hektarë.
Ndërkaq edhe sivjet kjo ministri do t’i mbështes qumështarët përmes pagesave direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë, ku për ekstra klasë përkrahja financiare do të jetë 0.06 euro për litër, për klasën e parë 0.04 euro për litër dhe për klasën e dytë 0.02 euro për litër.

Kështu që, blegtorët duhet të kenë së paku 5 krerë lopë qumështore dhe buallica qumështore ose gjithsej 5 krerë lopë qumështore dhe buallica qumështore së bashku dhe në maksimum 50 krerë në prodhimtarinë aktive të qumështit, të kenë minimum 30 krerë dhe në maksimum 500 krerë dele në prodhimtarinë aktive të qumështit, të kenë minimum 20 krerë dhe në maksimum 500 krerë dhi në prodhimtarinë aktive të qumështit, të kenë minimum 30 shoqëri bletësh dhe në maksimum 500 shoqëri bletësh, si dhe të kenë në minimum 2 krerë dosa për riprodhim.
Ndërkaq, perimtarët për të përfituar mbështetjen përmes pagesave direkte, duhet të kenë të mbjellë së paku 0.50 hektarë tokë me perime në fushë të hapur. Trasmeton “Kosovapress”.

Ndërsa, qumështarët, krahas kritereve tjera, që janë të shpallura në thirrje për aplikim, duhet të ofrojnë dëshmi për cilësinë e qumështit të dorëzuar në qumështore të lëshuar nga laboratori i AUV-së.
Po ashtu edhe vreshtarët, duhet të dëshmojnë se kanë të mbjellë së paku 0.10 hektarë me vreshta, për të përfituar subvencione gjatë këtij viti.