Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Sëmundja e deleve e njohur si “Gjuha e kaltër” është përhapur edhe në Komunën e Gjilanit - Bujqesia.eu

Sëmundja e deleve e njohur si “Gjuha e kaltër” është përhapur edhe në Komunën e Gjilanit

0

delet1

“Sëmundja e deleve e njohur si “Gjuha e kaltër” është përhapur edhe në Komunën e Gjilanit, ku sipas informacioneve zyrtare deri tashti kanë ngordhur 34 dele, ndërsa numri i të infektuarave arrin 300.

Shqetësues mbetet fakti pasi që organet komunale të mërkurën kanë nisur të merrnin masa megjithëqë kjo sëmundje është shfaqur më herët.

Kështu disa blegtorë kanë çelur vetë gropat dhe kanë varrosur delet e tyre e ngordhura, pasi Komuna është treguar shpërfillëse.

Ramiz Ramadani, drejtor i Bujqësisë, fajin për gjendjen e krijuar ia hedh Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku sipas tij ata kanë pasur informacione paraprake për përhapjen e sëmundjes në fjalë dhe nuk i kishin njoftuar blegtorët.

Ai ka thënë se kanë marrë masa, duke bërë hapjen e një grope në fshatin Zhegovc, e cila ka një kapacitet që të pranojë deri në 200 dele të ngordhura. Gjithashtu kanë formuar edhe një komision i cili do të merret me këtë gjendje.

“Unë vetëm para pak ditësh jam njoftuar nga AVUK0u për sëmundjen në fjalë megjithëqë inspektori i cili është caktuar nga ata ka pasur informacione dhe nuk ka njoftuar. Tek unë është paraqitur një blegtor nga fshati Goden i Zhegrës i cili më ka thënë se i kanë ngrordhur 20 dele dhe i kishte groposur vetë. I kam thënë se nuk është dashur t’i groposte vetë, sepse nuk ka qenë mënyrë e duhur. Kjo gjendje na ka zënë të papërgatitur, sepse nuk kemi pasur informacione”, ka thënë ai.

Ndërkaq ai ka kërkuar nga AVUK-u që të marrë një vendim për ndalimin e tregtisë së kafshëve, në mënyrë që sëmundja të mos përhapet edhe te njerëzit. Deri tashti ai nuk ka marrë ndonjë përgjigje duke pohuar se gjendja është alarmante.

“Ne kemi bërë një kërkesë tek agjencia që të marrë një vendim për ndalimin e tregtimit të kafshëve në komunën tonë, por deri tashti s’kemi s’kemi marrë ndonjë përgjigje. Është një situatë e rëndë, sepse blegtorëve u është shkaktuar dëm i madh. Kërkojmë nga blegtorët që delet e dyshimta si të infektuara të ndahen nga kopetë. Dëmet do të vlerësohen dhe raporti do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë”, ka shtuar më tej ai.

Driton Zeqiri, shef i Stacionit të veterinarisë të kompanisë “Fauna”, e cila është kontraktuar nga AVUK-u, ka thënë se ata kanë qenë të parët të cilët kanë dalë në terren dhe deri tashti kanë marrë 72 mostra gjaku nga delet, të cilat dyshohen si të infektuara, të cilat janë dërguar në Prishtinë në laboratorin e AVUK-ut. Në bazë të shënimeve që kanë ata thuhet se kanë ngordhur 50 dele.

“Kemi marrë 72 mostra gjaku nga delet që dyshohen të cilat janë të infektuara me këtë sëmundje. Rasti i parë ka qenë në fshatin Goden të Zhegrës ku një blegtori i kanë ngordhur 20 dele. Ndërsa sëmundja është përhapur në fshatrat si në Kinshapole, Gumnishtë e Epërme, Cërnicë, Përlepnicë, Vërbicë e Zhegocit dhe Zhegoc. Janë 50 dele të ngordhura dhe gjëja më e keqe që autoritetet komunale nuk kanë marrë asnjë veprim për t’i groposur në mënyrë që të mos përhapet sëmundja, ose edhe ndonjë tjetër”, ka thënë Zeqiri.

Ai i ka këshilluar blegtorët të bëjnë mundësisht dezinfektimin e stallave dhe vendit përreth tyre, t’i lëshojnë delet herët në mëngjes apo natën, ndërsa delet e ngordhura të groposen, por nga veshët t’u merren numri i matrikulimit.

Fermerët akuzojnë Komunën se nuk po bëjnë shumë për t’u ndihmuar atyre rreth kësaj sëmundjeje.

Ibush Agushi nga fshati Goden i Zhegrës ka thënë se ai ishte detyruar t’i groposte delet e ngordhura, pasi autoritetet komunale kanë fjetur.

” Nuk kanë bërë asgjë deri tashti, kurse sëmundja ishte shfaqur më herët. Më kanë ngordhur 20 dele dhe është dashur t’i groposja vetë, sepse kam pasur frikë të mos përhapet ndonjë sëmundje tjetër. Jam befasuar kur më kanë thënë pse i ke varrosur”, ka thënë Agushi. Sëmundja e deleve e njohur si “Gjuha e kaltër”, ka prekur edhe vendet e tjera si në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. “