Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Sëmundja e hardhisë – ESCA - Bujqesia.eu

Sëmundja e hardhisë – ESCA

0

hardhia

Autor: Rexhep Kryeziu

Eska akute qon ne vdekjen e shpejte te hardhive te tëra në temperaturat e larta verore dhe tani në formen e saj kronike theksueshem pasqyrohet me symptomet e saja ne gjethe dhe llastar. Kjo sëmundje e hardhisë është paraqitur qe 10 vite (në dekaden e fundit) ne rajonet vreshtare te Europes veriore dhe infektimet jane ne rritje gjithnje e me shume ne te gjitha rejonet vreshtare te Europes ne pergjithesi.
Hardhitë në prodhim janë gjithnë e më shum të prekura nga sëmundja e Escas dhe kjo sëmundje mjerisht zhvillohet në një katastrofë pë vreshtarinë. Kjo ngreh pyetjen, çka mund të bëjmë kunder kësaj sëmundje. Duket qart se shkatrrimi (kalbja) e drurit, ose nje mori e madhe e semundjeve këpurdherore jetojne ne drurin e hardhisë së vjetër dhe e keqësojnë gjendjen e Vreshtarisë. Është sëmundje infektuese dhe përhapet lehtë nga hardhitë e vjetra edhe në ato të reja. Sipas Kurtzmann të konstatuar (ne vitin 2012) në vreshtat „Grand Gry“ (plantazhe të mëdha vreshtare), janë veçanarisht të prkura nga Esca. Nëse kjo është e lidhur me temperatura të larta në zonat e vogla të favorizuara klimatike apo qasja nga shkalla e lartë e pjekurisë, kjo pyetje mbetet ende e hapur dhe diskutabile.
Eska ndodh në dy forma. Si fillim ripershkruaj shfaqjen e saj shkurtimisht si vijon me poshtë: infektimi kronik i saj shfaqet në njolla të parregullta nëmes nervatures së gjethëve, apo në rrethin fundor të gjethit. Në rrjedhën e përhapjes të këtyre njollave, plakosen sebashku duke e lënë vetëm një rrip të indeve të gjelbëra në gjethe që mbeten përgjat nervaturës kryesore. Kur këto inde nga nervatura e gjethëve marrin ngjyren gjelbër-kafe apo kafetë kuqërremtë, në dukje pasqyrohet si sharat në trupin e tigrit. Në siperfaqen e kokrrave të rrushit sëmundja pasqyrohet me pika të zeza te ashtuqujtura „Black Measles“.
Hardhitë mund të jenë të infektuara për disa vite dhe vijnë në një gjendje të tillë që, edhe pse të infektuara, prodhueshmerine e kan te reduktuar. Ndodhë që të tregohen symptomet në një vitë, por përseri duket e paprekur në vitin e ardhshem. Ndodh se nga cila pjesë e hardisë rrjedh harku prodhus dhe si aj eshte në lidhje me pjesë e shëndoshe të trupit të hardhisë. Në thelb këto hardhi megjithate janë të infektuara. Diçka e rrallë e quajtur „apopleksi“ kur hardhija vdes kaq shpejta.
Në paraqitjen akute të sëmundjes, gjethet thahen pa u tregu paraprakisht ndonje shenjë paralajmruese e sëmundjes. Shpesh kolonizimi i drurit të hardhisë e populluar me viruset këpurdhërore të sëmundjes Esca, zhvillohen me vite të padiktuara para shfaqjes së sëmundjes dhe nga ne hetohet vetëm atëhere kur symptomet duken në siperfaqe e qe eshte shum vonë.
Ndikimi i tokës
Nje studjim nga Andreas Kortekamp nga DLR Reipfalz (D), ne vitin 2009 jep nje informacion te rendesishem: në pytjen „në cilat toka Esca sulmon më shumë hardhinë“? Pëgjigjja është 44% në tokat e rënda, 5% në tokat skeletoide dhe 13% në tokat ranore, e qe hardhija në keto dy tipet e fundit te tokave është me pak te prekur me Eska. Nje sperkatje per të patur nën kontrollë klorozen, e dobëson ndikimin e Esca-s me qe jane te varura mes vedi (Fisher 2008).
Siq është e njohur nga shum vende, infektimi me semundjen Eska është i varur edhe nga variotetet e hardhisë. Në Francë më të sulmuarat janë variotetet e Sauvignon blanc dhe Ugni blanc haptas nga 2,5 deri 12%. Tramineri i kuq është haptas i sulmuar ne Elsas, Pinot Auxerrois me pak. Ne Gjermani nje masë më e madhe e Rhein Rieslin eshte më e prekur ( Kuntzmann 2012) kurse ne Zvicerr më të prekurat nga Eska janë variotetet e Rizvanerit, Traminer i kuq, Chaselass (Shasla) e bardhë dhe Sauvignon blanc.Grupi i familjeve Pinot është më i pa prekuri nga ky populacion Këpurhëror.
Në Vreshtarine Kosovare më të prekurat deri me tani ishin variotetet e Rizlingut Italian dhe Vranini i zi (Vranaci i zi) (Vrojtim nga Ymer Berisha dhe Rexhep Kryeziu 2013).
Ku qëndron Eska
Tre eksperimente kerkimore në rreth 4 ha, vreshta, te gjitha të mbjellura në fillimet e viteve 1980, në vitet 2010 – 2012 dukshëm jan infektuar nga Eska. Nga kjo shifet se edhe vreshtët e vjetra, janë më të prekura nga infektimi i Esca, ketu behet fjalë pë eksperimentimet e bera ne Gjermani dhe Francë. Në këto 4 ha, hardhitë kann qen të trasitura në mënyra të ndryshme në gjatesine e harkut dhe përmbajtje të ndryshme të sythëve prodhues. Është konstatuar se hardhitë me kitje të gjatë dhe me përmbajtje të lartë fruhtore, kann qenë më të prekurat nga Esca. Sa më e lartë përmbajtja fruhtore, aq më shume është e rrezikuar vreshta nga infektimi i Esca.
Zgjidhja ende e pa besueshme
Para 5 vitëve është eksperimentu me dy strategji per luftimin e Esca, me te sila qe dy metodat e veprimit eshte provu vetem në mënyren indirekte:
1 Gjat natës hardhija e infektuar apo e vdekur, eshte zevendësuar me fidanën e hardhisë së re dhe
2 hardhija e semurë eshte prene fund te trupit pak mbi vendin e shortimit (amputimi i hardhise)
Por qe te dya provat nuk kan tregu sukses.
Vetem një seri testimesh për tre vite në 50 hardhi, thjesht nuk eshte e mjaftueshme pë të domenstruar një efekt kundër përshkallzimit të Esca-s (Arno Becker). Për produktet tjera mbrojtëse nga Fungicidet, për të drejtuar një seri testimesh premtuese , duhet të bëhën perpjekje. Megjithate, rezulltatet ende nuk jane te njohura dhe të përpikta te shpjegohet mekanizmi i veprimit nga „baza akustike“ që të kontribopjne per kredibilitetin ( besueshmerinë). Në kuriozitet i një lloji tjetër përfaqson një Fungicit që ka edhe një autorizim apo efekt parasegjithash e nominuar në një vend Europjan të prodhuar enkas kundër Esca-s, por, që mund të fungcionojë me anë të injektimit (infusionit) në trupin e hardhisë, veshtirë që do të jetë i realizueshëm injektimi i trungut të hardhisë.
Shembulli ilustron barrën e profesionalistëve se sa e rendë është për të gjetur një medikament (fungicid) enkas kunder Esca-s. jepen shum mendime dhe propozime por ende asgje definitive.
Edhe dizenfektimi i gershereve te krasitjes (kitjes) është një variant i mundshëm si masë që duhet të ndermerret megjithate, nuk ka pasoja negative. Propozimi tjetër eshte nga ekspertet, shpërlarja e hardhive me nje kombinim të fungicidëve mbas perfundimit të kitjes në pranverë, mund të jet gjithashtu nje zgjidhje pozitive në luftimin e Esca-s. Me theks të veçant për këtë arsye është duke u punuar dhe hulumtuar një fungicid apo mënyrë e tillë për luftimin e Escas. Vetem paraqitja kronike e Escas shum vonë për nje rehabilitim.

foto5

Infektimi kronik Esca: Demtimi i hardhise ne foto , sanim per mes trupit te hardhise në trupin e amputuar te Hardhisë .

Foto 3

Hardhija e variotetit Vranç e infektuar në vreshtat e Anadrinisë – Rahovec Kosovë
Foto1 infektimi akut dhe shfaqja kronike ne gjethe llastare nga semundja e Escas, ne foton 2 vdekja totale e nje hardhije nga kjo semundje ne variotetin Vranin (Vranac) ne vreshtat e Kosoves (Rahovec – Gusht 2013).

Foto 4

Infektimi i Escas ne trupin e hardhise, nje mykje e pjeses drunore qe ne gjermaishte quhet „Mittelmeerfeuerschwams“ (form shpuzore) qe nga ketu perhapen infektimet e reja ne hardhi.

Foto 0

Pamja e kokrrave ne kalavesh te prekura nga Esca.

Literatura:
SZOW – nr 16. 4 september 2009 Wädensvil CH.
Artikel „Esca: Reben ersetzen oder sanieren?
Autor: Arno Becker, Neustadt A.D. Weinstrasse (D)
Arno.becker@dlr.rlp.de

SZOW nr. 13. 5 Juli 2013 Wädenswil CH.
Artikel: Esca – was können wir tun?
Autor: Arno Becker, Abteilung Weinbau, Oenologie und Weinmarkt, DLR Rheinessen – nahe –Hunsrück Oppenheim (D).
Arno.becker@dlr.rlp.de

Walter Hillebrand, Dieter Lorenz, Friedrich Louis
„Rebschutz“ 11 auflage 1998
Druck: Rohr-Druck, Kaeiserslautern
Fachverlag Fraund (D)

Burimi: (RahovecPress)