Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Sëmundjet e aparatit tretës. - Bujqesia.eu

Sëmundjet e aparatit tretës.

0

semundjet

Veprimtaria e organeve të aparatit tretës është e lidhur ngushtë dhe drejtohet nga sistemi nervor qendror. Çdo çrregullim i njërit organ ndikon në veprimtarinë e organit tjetër. Funksionet normale të aparatit tretës dhe çrregullimet e tij janë të lidhura me llojin e ushqimeve që kafshët konsumojnë.
Ndryshimet në regjimin e të ushqyerit,përdorimi i ushqimeve të papërshtatshme etj., ndikojnë negativisht në funksionin e aparatit tretës dhe në lindjen e një sërë patologjive të tij. Sëmundjet e aparatit tretës zënë përqindjen më të madhe të patologjive tek të gjitha llojet dhe speciet e kafshëve bujqësore.
Te kripërtypësit patologjitë e aparatit tretës janë më të shpeshta dhe ndahen sipas moshës. Kështu, te ripërtypësit e rritur takohen më shpesh patologjitë e parastomakëve. Në kafshët ripërtypëse në rritje, për arsye të mos zhvillimit të parastomakëve, patologjitë e mullzës dhe zorrëve zënë rreth 90% të sëmundjeve të aparatit tretës.
Procesi i tharmimit që ndodh në paras tomakë te ripërtypësve është i lidhur ngushtë me pjesëmarrjen vepruese të mikrogjallesave të plëndësit. Porproceset biokimike që ndodhin në plëndës nën ndikimin e mikrogjallesave janë të lidhura kryesisht me të ushqyerit e kafshëve. Çdo ndryshim i menjëhershëm në racionin ushqimor shoqërohet me ndryshim të mikrogjallesave, sipasojë edhe në proceset biokimike në plëndës.
Sëmundjet e organeve të aparatit tretës janë të lidhura me faktorët e ndryshëm të mjedisit rrethues, të cilët ndikojnë në çrregullimin e funksionimit të tij. Ndërmjet sëmundjeve të aparatit tretës ato të gojës(stomatitet), tëfytit(faringitet), tëkapërcellit(ezofagitet), megjithëse të rralla, shkaktojnë ulje të prodhimit dhe në disa raste bëhen shkak për shfaqjen e patologjive të tjera si në aparatin e frymëmarrjes ashtu edhe në aparatin tretës. Shkaqet për shfaqjen e këtyre patologjive janë faktorët mekanikë, fizikë, kimikë dhe biologjikë. Shenjat klinike të këtyre patologjive janë: rrjedhjet nga goja, vështirësia e marrjes, përtypjes dhe përcjelljes së ushqimeve, dëmtimi i mukozës së gojës, të fytit, etj.
Vendin kryesor në grupin e sëmundjeve të aparatit tretës e zënë ato të parastomakëve, të cilat janë të shpeshta. Këto shkaktojnë dëme të ndjeshme ekonomike jo vetëm se ulin prodhimin ditor të qumështit, por edhe sepse në disa raste shkaktojnë patologji të tjera. Shkaqet e sëmundjeve të parastomakëve janë: çrregullimet dietike, të ushqyerit e kafshëve në mënyrë të njëanshme, çrregullimet e furnizimit të kafshëve me ushqime në mënyrë ritmike, përdorimi i ushqimeve të papërshtatshme, sëmundjet ngjitëse, parazitare dhe helmimet me natyrë minerale dhe bimore.
Shenjat klinike në sëmundje te parastomakëve shfaqen me çrregullimet funksionale të parastomakëve, si:
Çrregullimi i funksioneve motorrike (hipotoni dhe atoni),
Çrregullimet biokimike dhe funksionet e mikroflorës në përmbajtjen e plëndësit ( zgjerimi dhe acidoza e plëndësit, timpania e plëndësit).
Prishja e tërësisë së mureve të parastomakëve nga trupi i huaj ( retikulitet traumatike).