Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Sëmundjet e sistemit të tretjes së kafshëve. - Bujqesia.eu

Sëmundjet e sistemit të tretjes së kafshëve.

0

Organet e sistemit të tretjes luajnë rol të rëndësishëm në organizëm. Ata janë të lidhur ngushtë midis tyre dhe çdo dëmtim i njërit organ ndikon mbi funksionin e një apo të organeve të tjera.

sitemi i tretjes

Veprimtaria e tyre drejtohet nga sistemi nervor qendror. Funksioni normal apo dhe çrregullimet e tij janë të lidhura kryesisht me ushqimet që përdoren te kafshët dhe me rregullin në regjimin e të ushqyerit të tyre.
Sëmundjet e sistemit të tretjes zënë vendin e parë midis gjithë patologjive që vërehen në të gjitha llojet e kafshëve.
Më të shpeshta ato janë te kafshët ripërtypëse. Dihet se proceset shumë të ndërlikuara që ndodhin në parastomaqet e kafshëve ripërtypësve janë të lidhura ngushtë me pjesëmarrjen aktive të mikrogjallesave që ndodhen në rumen (plëndës).
Proceset biokimike që ndodhin në plëndës nga veprimi i mikrogjallesave janë të lidhura me të ushqyerit e kafshëve. Çdo ndryshim i menjëhershëm i racionit ushqimor bën që edhe mikrogjallesat të dëmtohen, sidomos infuzorët e mëdhenj, për pasojë ndodhin ndryshime edhe në proceset biokimike në plëndës.
Prandaj është e rëndësishme që në të ushqyerit e kafshëve të zbatohen me rigorozitet rregullat e të ushqyerit të tyre.
Në çrregullimet e funksionit të organeve të sistemit të tretjes ndikojnë edhe sëmundjet e ndryshme si ato infektive, joinfektive, parazitare, helmimet e ndryshme me natyrë bimore ose minerale, etj. Në këtë kapitull do trajtohen sëmundjet që ndeshen më shpesh në praktikën veterinare.