Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Sëmurjet virusale të sallatës - Bujqesia.eu

Sëmurjet virusale të sallatës

0

sallate

Sallata është një bimë që është e ndjeshme ndaj viruseve, kurse viruset më të dëmshëm janë: virusi mozaikasalate,  virusi  mozaika trangulli dhe virusi i  trashjes së dejve të sallatës.

Virusi  mazaik i sallatës bartet me farë dhe me morra. Shenja e parë e infektimit është  ndriçimi i nervave dhe më vonë në gjethe paraqitet mozaiku. Nëse dukuria  paraqitet  herët, gjethet e brendshme janë të mbledhura dhe të ndrydhura kurse kokat nuk formohen. Nevojitet që të shfrytëzohet fara e shëndoshë, kurse bimët e infektuara duhet sa më parë të hiqen nga lehët. Në bartjen e viruseve  nga nje vegjetacion në një vegjetacion tjetër marrin pjesë edhe viruse nga familja kompozitë, prandaj  nuk preferohet që në afërsi të sallatës të kultivohen lule dhe perime.

Virusi mozaiku i trangullit në sallatë jep simptome shumë të ngjashme. Ky virus nuk bartet me farë por vetëm me mora të gjetheve. Mbrojtja mund të bëhet  duke i asgjësuar morat e gjetheve në periudhën e verës dhe asgjësimin e barojave, që mund të bëhen burim i infektimit.

Virusi trashja e  dejve të sallatës manifestohet në atë mënyrë kur dejtë e sallatës në mënyrë abnormale trashen. Sëmurjen e bartin kërpudhat të cilat jetojnë në dhe si dhe në rrënjë të bimëve të tjera,  kështu që duhet evituar ujitjen e tepruar.