Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Sherbela dhe limoni mbrojnë trurin. - Bujqesia.eu

Sherbela dhe limoni mbrojnë trurin.

0

sherbela

Ekstrakti i nxjerrë nga sherbela dhe limoni mund të ndihmojnë në përmirësimin e shikimit dhe uljen e çrregullimeve të sjelljes te personat që vuajnë nga demenca.

Shkencëtarët britanikë kanë analizuar efektin e ekstrakteve të ndryshme bimore të cilat shfrytëzohen në mjekësinë tradicionale dhe kanë vërejtur se ekstrakti i bimëve të sipërpërmendura ka dhënë rezultate shumë pozitive në disa studime të tyre.

Autorët thonë se janë të dyja bimët që kanë përmirësuar memorien, dhe derisa sherbela ka ndikuar edhe në vëmendjen dhe sjelljen, ekstrakti i limonit ka ulur shqetësimin dhe ka përmirësuar kualitetin e jetës te të moshuarit me Alzheimer.

Përdorimi i tyre te personat vullnetarë po ashtu ka dhënë efekte anësore minimale.

Alzheimeri është forma më e shpeshtë e demencës nga e cila vuajnë miliona njerëz. Kjo sëmundje karakterizohet me humbjen e të mbajturit mend, gjë që përkeqësohet në mënyrë progresive./Mjeku.net/