Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 SHFKQ kërkon ndalimin e importit të qumështit pluhur dhe sqarime nga AUV! - Bujqesia.eu

SHFKQ kërkon ndalimin e importit të qumështit pluhur dhe sqarime nga AUV!

0

Shoqata e Farmerëve Kosovarë të Qumështit ka reaguar ndaj intervistës së drejtorit të AUV-së Valdet Gjinovci, dhënë Kosovapressit më 30 maj 2018.

Në vazhdën e problemeve me të cilët ne si fermerë të qumështit po përballemi dita ditës, na doli përpara edhe intervista e z. Valdet Gjinovci dhënë Kosovapressit më 30 maj 2018, nis reagimi i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit.

Në këtë intervistë, ndër të tjera, ai flet për një rritje enorme të importit të qumështit pluhur: nga (sasia me vlerë) 217 mijë euro, sa kishte në vitin 2013, në 2 milionë euro në vitin 2017. Pra një rritje prej 1000% brenda 4 viteve.

Importi i pakontrolluar i qumështit pluhur dëmton gjithë industrinë vendore të qumështit, e sidomos neve fermerëve, theksohet në reagim.

Brengë e jona mbesin informacionet jozyrtare se në emër të këtij qumështi pluhur në fakt janë duke u importuar proteina të qumështit të modifikuara gjenetikisht, e të cilat përdoren për prodhimin e produkteve me bazë vajin e palmës.

Dyshimet tona bazohen në atë se nëse këto shifra do të ishin të vërteta, atëherë shitja e qumështit nga fermerët kosovarë do binte në më shumë se 70% (minus).

Sipas raporteve të fermerëve kjo shifër nuk është as për së afërmi e tillë. Grumbullimi i qumështit nga fermat tona prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë të qumështit mbetet pothuajse i njëjtë me ndonjë rënie ose ngritje të papërfillshme. Andaj ne dyshojmë që nuk kemi të bëjmë me import të qumështit pluhur, ose hirrës, por import i proteinave të qumështit gjenetikisht të modifikuara.

Me këtë rast kërkojmë nga AUV që t’i bëjë publike emrat e kompanive importuese dhe përdoruese të kësaj materie dhe t’i dërgojë ato mostra në analizë e rezultatet e tyre të bëhen publike.

Po ashtu me këtë rast kërkojmë që të ndalohet në tërësi importi i qumështit pluhur. Pse duhet të importohet qumësht pluhur kur kemi qumësht të freskët të mjaftueshëm për nevojat tona e bile edhe për të eksportuar?

Ia kujtojmë z.Gjinovci se ai dhe institucioni që ai drejton e ka humbur besimin tonë dhe të sektorit të qumështit në përgjithësi me neglizhimin e çështjes së vajit të palmës dhe mos publikimin e rezultateve të analizave të produkteve të qumështit marrë vitin e kaluar.

Andaj i bëjmë thirrje që t’i merr seriozisht shqetësimet tona, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit mbledh rreth vetes mbi 2000 fermerë dhe është organizmi më i madh në industrinë kosovare të qumështit.