Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shkencëtarët zbulojnë një oqean masiv nën sipërfaqen e Tokës - Bujqesia.eu

Shkencëtarët zbulojnë një oqean masiv nën sipërfaqen e Tokës

0

oqean

Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar një oqean gjigand nën koren e Tokës, përmasat e të cilit janë 3 herë më të mëdha se gjithë uji që ndodhet mbi sipërfaqe.

Grupi i kryesuar nga Steven Jacobsen i Universitetit Northwestern dhe Brandon Schmandt i Universitetit të New Mexico, thonë se uji është bllokuar nga molekulat në brendësi të një minerali të quajtir, ringwoodite.

Ky zbulim hedh dritë mbi mënyrën sesi janë formuar oqeanet dhe sesi e kanë ruajtur madhësinë e tyre për miliona vite. Shumë gjeologë thonë se uji ka ardhur nga hapësira nëpërmjet kometave të akullta që goditën planetin tonë, por studimi i ri thekson se oqeanet janë formuar gradualisht në Tokë nga thellësia e planetit.

“Gjithë treguesit thonë se uji në Tokë ka ardhur nga brendësia e planetit”, shprehet Jacobsen.
Shkencëtarët kanë përdorur 2 mijë sizmiografë që kanë studiuar valët sizmike të 500 tërmeteve dhe kanë matur shpejtësinë e tyre në uji dhe më pas në shkëmbinj.

“Kur një shkëmb me shumë H2O (ujë) lëviz nga një zonë më tranzicion të lartë drejt një më të ulët, ai mundohet të largojë sadopak H2O, ndaj shkrin pakëz. Kjo quhet dehidratim i shkrirjes”, tha Brandon Schmandt.

Studimi është botuar dhe në revistën ‘Science’.