Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shkodra rrit pjeshkë edhe në serra - Bujqesia.eu

Shkodra rrit pjeshkë edhe në serra

0

Kur mendojmë pemë, mendojmë tokë, mendojmë qiell, mendojmë hapësirë, por kurrsesi nuk mendojmë serrë. Por ja që edhe këtë duhet ta rimendojmë. Në Evropë dikur serratat ishin ndërtuar pikërisht për të kultivuar dru frutorë në mjedise të brendshme dhe quheshin orangeries (ose ndryshe pemishte me drurë portokajsh).

Sot në serra mund të rrisësh jo vetëm portokaj, por çdo lloj fruti tjetër, duke kontrolluar mjedisin siguron që pema të japë fruta të shëndetshme. Qoftë nëse kultivon pemë frutore gjatë të gjithë vitit, apo i sposton pemët për t’i mbrojtur nga i ftohti, serrat janë një alternativë e mirë për të rritur dru frutorë.

Dhe këtë e di mirë Isak Bajrami nga Guri i Zi në Shkodër, i cili për më shumë se 10 vjet ka kultivuar pjeshkë në serrën e tij. “Po kam eksperimentuar në kultivimin e pemëve frutore në serrën time prej 10 vjetësh, në mënyrë të veçantë me frutin e pjeshkës”, thotë ai për Agroweb. Ndërkohë që tani po sheh si një kulturë shumë interesante për ta kultivuar qershinë franceze. “Me pjeshkët them se e mbylla ciklin dhe do të doja të provoja qershinë franceze, e cila nuk i kalon 2.5 metra lartësi”, të thotë Bajrami.

Në Shqipëri kultivimi i drurëve frutorë në serra është shumë pak e eksperimentuar dhe për shkak të mungesës së njohjes. “Kjo është shumë e vërtetë. Nuk ka shumë fermerë që kultivojnë dru frutorë në serra, pasi ska njohje të thellë për këtë teknikë, duke qenë se ka disa specifika”, thotë Bajrami. Zonat që kanë kultivuar më shumë dru frutorë janë Durrësi dhe Shkodra, ku përveç pemëve kanë nisur të kultivohet dhe hardhia në serra.

“Hardhia ëhstë shumë interesante dhe mund të marrësh prodhim dy herë në vit, ndryshe nga pjeshka të cilën e merr vetëm në sezon”, thekson për Agroweb Isak Bajrami duke i inkurajuar fermerët shqiptarë, që ta kultivojnë drurin frutor në serra. Por në të vërtetë sa vlen kultivimi në këtë formë? A ja vlen si investimi dhe çfarë pengesash ka të rrisësh pjeshkë e qershi në shtëpi xhami dhe jo domate e kastraveca; që nga kushtet e serrës, tek përshtatja në sezonin e dimrit, tek të mirat dhe të këqijat e të rritur dry frutorë në serra.

Kushtet e serrës

Në momentin që vendosni të kultivoni dru në serra, ju do të keni nevojë oër një klimë të ngrohtë në mënyrë që ato të lulëzojnë duan temperatura mbi 10 gradë Celcius, duke përfshirë bananet dhe pemën e qitros, ndërkohë që frutat tropikale kërkojnë temperatura mbi 15 gradë Celcius.

Frutat e qitros preferojnë një mjedis më të lagësht me dritë dhe ujitje të shpeshtë.

Rritja në dimër

Në klima të ftohta, sugjerohet që pemët e qitros apo frutat ekzotike të futen në serra, para ngricës së parë të vjeshtës. Edhe në klimat mesdhetare siç është ajo mesdhetare që ka vendi ynë, pemët frutore mund të përfitojnë nga netët e ftohta.

Kjo eviton periudhën e përgjumjes së bimës dhe kështu pema do të prodhojë fruta gjatë të gjithë vitit.

Të metat

Një nga të metat më të mëdha për t’u marrë parasysh është shpenzimi i të pasurit një serrë. Ngrohja dhe ftohja e mjedisit vjen me një faturë të lartë të energjisë, por ka dhe probleme të tjera si tharja e pemës nga ngrohja. Gjithashtu është e rëndësishme të merret në konsideratë fakti se cilat pemë frutore janë më të përshtatshme për tu rritur në serrë dhe cilat nuk janë të përshtatshme.

Për shembull mollët kanë nevojë për temperatura të ftohta për të nxitur lulëzimin dhe për të prodhuar fruta, çka e bën jo të sukseshëm rritjen e këtij fruti në serrë.

Përfitimet

Për shkak se pemët frutore prodhojnë më shumë në mot të ngrohtë dhe në dimra të butë, rritja e tyre në serra bën që to të kenë temperaturën e duhur.

Për më tepër që ke nën kontroll të gjithë mjedisin e serrës, pa u shetësuar nëse bie shi, breshër apo dëborë që mund të dëmtojë frutin. Serra mbi të gjitha i mbron nga era, që është shkatërruese veçanërisht për frutin e qitros. /Agroweb.org/