Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shoqata e qumështarëve: Cilësia e qumështit në Kosovë brenda standardeve - Bujqesia.eu

Shoqata e qumështarëve: Cilësia e qumështit në Kosovë brenda standardeve

0
Shoqata e prodhuesve të qumështit të Kosovës ka sqaruar se cilësia e qumështit në Kosovë është brenda standardeve.
Nënkryetari Milazim Berisha ka thënë se nga 2 mijë fermerë që janë pjesë e industrisë së qumështit në bazë të projektit “Transparenca dhe neutraliteti i marrjes së mostrave të qumështit”, cilësia e qumështit është e kualitetit të lartë dhe kjo dëshmohet me analizat që bëhen në kontinuitet nëpër ferma, raporton TV Arta.
Berisha ka thënë se ka raste që lënda e parë e qumështit nuk është në nivelin e duhur, ashtu siç u raportua, por që ata si shoqatë u japin fermerëve detergjent dhe trajnime falas për të mbajtur më mirë higjienën nëpër ferma.
Berisha tha se garantojnë që në Kosovë ka edhe ferma me qumësht ekstra klasë.