Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shoqata e Vreshtarëve në Rahovec mban Kuvendin Zgjedhor, kryetar i ri Afrim Sharku. - Bujqesia.eu

Shoqata e Vreshtarëve në Rahovec mban Kuvendin Zgjedhor, kryetar i ri Afrim Sharku.

0

rahovec

Në motel- restaurant ” Jaha”, Shoqata e Vreshtarëve në Rahovec, mbajti Kuvendin Zgjedhor, ku të pranishëm ishin mbi 100 vreshtarë nga komuna e Rahovecit. Nënkryetari i vreshtarëve rahovecas, Hysen Canziba, thotë se Shoqata e vreshtarëve është formuar më 2010, pas lajmeve se bodrumet e Rahovecit nuk do të pranojnë rrushin, gjegjësisht djersën e fermerëve , ku pastaj me aktivitete është treguar uniteti i vreshtarëve për mbrojtjen e drejtave të tyre, për çka është dashur të eskalojë situata deri te protesta masive para bodrumit ” StoneCastle”, për çka Canziba thotë se ato protesta e kanë arritur qëllimin.
Canziba, në emër të kryesisë aktuale, e cila megjithatë është tërhequr komplet, thotë se edhe në vazhdim vreshtarët rahovecas duhet të jenë të bashkuar, ku do të jenë edhe më të bindshëm në raporte me qeverinë kosovare, por edhe para faktorit ndërkombëtar.
Përndryshe, shoqata e vreshtarëve në Rahovec numëron 1565 anëtar aktiv, ndërkaq në vazhdim, Blerim Hoxha paraqiti raportin financiar nga viti i themelimit deri më sot. Me vota të hapura, të pranishmit kanë zgjedhur kuvendin e ri prej 29 anëtarë dhe kryesinë prej 9 anëtarë, ku janë zgjedhur Behar Haxhimustafa, Afrim Sharku, Hamit Makshana, Nysret Shala, Bejtullah Shehu, Emërllah Spahiu, Nuredin Pista, Veton Mustafa dhe Sinan Metkamberi. Kryesia e re , duke u konsultuar, për kryetar të ri të Shoqatës së Vreshtarëve ka zgjedhur Afrim Sharkun, agronom para doktoraturës në Sarajevë, kurse nënkryetar u zgjodh Hamit Makshana nga fshati Drenoc.
Sharku, pasi falënderoi kryesinë paraprake për punën e palodhshme deri më tash, thotë se fokusi kryesor i kryesisë së re do të jetë hartimi i projekteve të reja , me çka do të konkurrohet para qeveritarëve por edhe Komisionit Europian, për thithjen e donacioneve. /RahovecPress.com/