Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shpella e Gadimes rihapet me 4 shkurt. - Bujqesia.eu

Shpella e Gadimes rihapet me 4 shkurt.

0

Shpella_e_Gadimes

Shpella e Gadimes, një ndër vendet më atraktive të Kosovës do të rihaper të mërkurën e ardhshme, pas tre muajsh rinovim, ka thënë kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, për portalin KultPlus.
Morina ka shpjeguar se me investimet e fundit Shpella e Gadimes ka tjera kushte dhe pikërisht këto kushte ofrojnë tashmë edhe një pamje tjetër të kësaj shpelle.
“Me ndihmën e Ambasadës franceze në Kosovë në Shpellën e Gadimes është investuar në ndriçim modern, dhe pikërisht ky ndriçim ka ndikuar që tash të shihen edhe pamje të reja të kësaj shpelle, pasi që deri më tashti nuk janë parë si pasojë e errësirës”, ka thënë Morina.
Por renovimi i shpellës nuk është investimi i vetëm. Morin a ka bërë të ditur se është investuar edhe në trajnimin e katër ciceronëve që do të punojnë në shpellë.