Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shqipëria ka shpallur emergjincë kombëtare nga sëmundja “Bluetongue”(gjuha blu) - Bujqesia.eu

Shqipëria ka shpallur emergjincë kombëtare nga sëmundja “Bluetongue”(gjuha blu)

0

dele123

Prej disa javësh, në fshatrat kufitare të Korçës është shfaqur sëmundja e etheve katarale ose “gjuha blu” tek bagëtitë e imta. Veterinerët japin alarmin se sëmundja tashmë ka marrë një përhapje të gjerë dhe nëse nga Ministria e Bujqësisë nuk do të merren masa, sëmundja rrezikon të bëjë kërdinë tek bagëtitë, pasi me dhjetra të tilla tashmë e kanë pasur këtë fat. Veterineri Arben Qafzezi ka shpjeguar për “Ora News” sesi përhapet kjo sëmundje, a përbën rrezik vetëm për kafshët dhe si mund të parandalohet e kurohet.

Sëmundja transmetohet nga mushkonja dhe ka ardhur nga vendet e nxehta, si Afrika. Përveç Shqipërisë, ajo ka prekur më parë Turqinë, Greqinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, që kanë dhënë alarmin, kurse Shqipëria ende jo.

Virusi është i dallueshëm lehtë dhe mund të mjekohet, duke parandaluar me preparate pickimin e të imtave nga mushkonjat apo duke i shmangur ato nga orët apo ambientet ku janë më shumë të ekzpozuara, por zgjidhja më e mirë mbetet vaksinimi. Kjo bën pjesë të procesit edhe Ministrinë e Bujqësisë, pasi virusi ka 26 tipe dhe duhet përcaktuar zyrtarisht se cili është tipi që është përhapur në vend.

Ndër fshatrat më të prekur në Korçë janë ata të Dardhës, Vithkuqit, Devollit, Leskovikut ku kanë ngordhur disa krerë. Edhe pse i është dhënë një sinjal për situatën, Drejtorisë së Bujqësisë në Korçë, ajo ende nuk ka marre masat e nevojshme, jo vetëm për vaksinimin, por edhe informimin e blegtorëve për shmangien e e etheve katarale tek bagëtitë.

Intervistë me veterinerin Arben Qafzezi

Zoti Qafzezi, kur dhe si është konstatuar sëmundja e bagëtive “gjuha blu”?

Fakt është që kohët e fundit, dekadën e fundit, vihet re një fenomen që shumë sëmundje, që ishin karakteristike për kontinentin e nxehtë, Afrikën, si ebola që është një zoonozë, edhe sëmundja e Nilit perëndimor, që ka si transmetues mushkonjën, tip kulkes, po vihet re që po shpërndahen edhe një kontinentin e Evropës, që nuk kanë qenë karakteristikë për të. Arsyet kryesore për mendimin tim janë: Emigrimi intensive i njerëzve, ku për një kohë të shkurtër gjendesh në dy pika të globit dhe e dyta, ngrohja globale, ku shumë sëmundje që ishin në paralelin 35-40 ku nuk përfshihej Evropa, hapen edhe në paralelin 45-50 ku shtrihet Evropa si rezultat i ngrohjes, i dimrave të shkurtër, cikli i këtyre vektorëve, mushkonjave, mbartësve të këtyre sëmundjeve, është më i shkurtër, sepse këto nuk shkatërrohen.

Bëhet fjalë tani për sëmundjen e ethes katarale ose të sëmundjes të gjuhës blu. Në anglisht është “Blue tongue”. Është konfirmuar që ka rënë në Turqi, Bullgari, Greqi dhe në 5 gusht të këtij viti, e konfirmoi edhe Shërbimi Veterinar i Maqedonisë. Pikërisht, fakte që mund ti japin zyrtarisht vetëm Laboratori Veterinar, nuk kemi, por kemi shqetësime të blegtorëve, që mbarështojnë bagëti të imta kryesisht, pasi kjo sëmundje prek të imtat dhe shfaqet më e ashpër tek dhentë.

Cilat janë simptomat dhe si transmetohet “gjuha blu”?

Simptomat e saj nisin me një temperaturë nga 40.5 deri në 42 gradë; dy ditë më pas shfaqet enjtja e buzëve, gjuhës,faqeve, enjtja rreth syve dhe një rrjedhje e sekrecioneve të gojës me shumicë që jep një mavijosje të gjuhës, cianozë të saj, prej së cilës ka marrë edhe emrin që quhet sëmundja e gjuhës blu.
Është fakt i rëndësishëm që kjo sëmundje nuk është zoonozë, pra, nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu ose anasjelltas. Kjo sëmundje transmetohet nga delja tek delja, por i vetmi transmetues është një antropot i gjinisë kulikuide, pra, është një mushkonjë.
Në farmaci kërkesat kanë qenë të rralla por ne kemi pasur informacione nga shqiptarë që punojnë në kufi me Greqinë, që mbarështojnë dhenë. Ky informacion ka ardhur kryesisht nga dardha, Leskoviku, Sinica por edhe nga Lozhani etj. kemi një farë tendence të përhapjes.

Çfarë masash duhet të marrin blegtorët për ta parandaluar?

Me qenë se kjo sëmundje përhapet nga mushkonja, atëherë ne duhet të presim ciklin e zhvillimit të sëmundjes, dmth duhet të presim ciklin dele e sëmurë mushkonja dele. Kjo pritet me anë të luftimit të mushkonjës. Mbajtja e kafshëve larg mushkonjave është shumë e vështirë, port ë paktën mund të shmanget piku i mushkonjave, herën në agim ose në muzg; të eliminohet kalimi i bagëtive në zonat u ka shumë mushkonja dhe njëkohësisht është edhe një preparat i një firme farmaceutike me emrin “Butoks” që hidhet në vijën e kurrizit të deles për të eliminuar mushkonjat. Kjo gjë e ecviton në maksimum.
Mënyrë tjetër është edhe vaksinimi i të imtave, detyrë e qeverisë, që duhet të marrë analiza gjaku. Mund edhe të jetë marrë. Kjo bëhet për të nxjerrë stereotipin që ka ky virus. Sepse ai ka rreth 26 tipi. Në Amerikë qarkullojnë 14, në Evropë 8 kurse nga burimet që kam marrë unë nga firmat që e tregtojnë këtë vaksinë, më kanë konfirmuar në Itali shtamin 1 kurse në Bullgari, Greqi e Maqedoni është shtami 4. Detyrimisht që edhe ne duhet të kemi shtamin 4, por kjo kërkon konfirmim nga analizat, që nuk bëhen në vendin tonë, por jashtë shtetit.

Si trajtohet kjo sëmundje? Si eliminohet?

Mjekimi i kësaj sëmundjeje është vetëm simptomatik, nuk shërohet. Si puna e gripit, që nuk është mikrobik, por është viral. Bëhet për zhdukjen e simptomave. E vetmja mënyrë për ta eliminuar është vaksinimi. Kam mësuar se nga Ministria ka ardhur një grup që ka marrë mostra gjaku. Sëmundshmëria tek ne është nga 5-15% deri në 20 apo 30% në disa zona. Fakt është që ky shtam nuk është shumë i fortë. Ngordhshmëria është nga 1-2-3%, dmth në 100 kokë, 2-3 kokë ngordhin por nëse nuk trajtohen me këto mjekime që thamë, edhe ato mund të ngrodhin./ORA