Shqipëria ndien efektet e para negative të embargos ruse

0

krizaaaa-emtarii-596x350

Efektet e para negative të embargos ruse po ndihen në prodhimet bujqësore. Ndonëse Ministri i bujqësisë deklaroi se embargoja ruse nuk ka ndikim në ekonominë shqiptare, prodhuesit e eksporteve, janë të parët që japin alarmin. Ata kanë rritur sipërfaqet prodhuese, pasi morën garanci nga shteti, për shitjen e produketeve.

50 ha më shume së një vit më parë është mbjellë në rrethin e Lushnjes, ndërsa 500 ha janë sera.

Prodhuesit dhe eksportuesit e Lushnjës shprehen se kanë dështuar në eksportin e perimeve për këtë periudhë.

Për televizionin ABC News prodhuesit e fshatrave Krutje dhe Këmishtaj shprehen se gjendja është kriktike dhe nuk ka treg për eksport.

Një nga prodhuesit e mëdhenj të zonës së Krutjes, Gjoni Liko, tregon se shpresonte të eksportonte 1000 kv bamje, por eksportuesit janë tërhequr.

Prej 20 ditësh kontratat me eksportuesit i janë djegur. Për çdo ditë që kalon dëmi rritet, pasi pjekja vazhdon, por shitje nuk ka.

Situata është njëjtë edhe për prodhuesit e zonës së Këmishtës. Sipërfaqe të mëdha me perime për eksport, por prej dy javësh eksportuesit me të cilët kanë lidhur kontratat nuk po duken.

Me tregun rus prodhuesit e Lushnjes operonin prej dy vjetësh. Momentalisht ata nuk po eksportojnë në asnjë prej vendeve ballkanike, ndërsa situata pritet të jetë edhe më e rëndë për prodhimet e vjeshtës, sasia e të cilave është dyfish më e madhe se ajo e verës.