Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shqipëria nis eksportet me Rusinë? - Bujqesia.eu

Shqipëria nis eksportet me Rusinë?

0

eksporti

Eksporti i mishit dhe produkteve bujqësore midis Shqipërisë dhe Rusisë mund të rifillojë, pas bisedimeve midis kreut të Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare në Rusi, (Rosselkhoznadzor), Alexei Suarin dhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë shqiptare të Bujqësisë, Vojo Brega.
Bisedimet e kërkuara nga pala shqiptare synonin të zgjidhnin problemin për eksportimin e produkteve nga Shqipëria, i cili është bllokuar për shkak të falsifikimit të certifikatave të biosigurisë. Tani, pala shqiptare ka pohuar se ka marrë masa për të siguruar autenticitetin e produkteve dhe certifikatave, si dhe ka krijuar një ekip të përkushtuar, i cili do të zgjidhë mosmarrëveshjen. Lëvizja për ta rifilluar eksportin do të nisë me produktet bujqësore, por Shqipëria po garon edhe për eksportin e mishit dhe bulmetit./Epoka e re/