Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shqipëria tregu kryesor i patates së Kosovës. - Bujqesia.eu

Shqipëria tregu kryesor i patates së Kosovës.

0

patatet

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, ka treguar se Kosova eksporton mbi 1.3 milion euro patate në vendet e CEFTA-s. Prej tyre, pjesa më e madhe shkojnë në tregun e Shqipërisë, ndërsa Serbia zë vendin e dytë e përcjellë nga Maqedonia sa i përket eksporteve të patates.
“Eksporti total i patates me vendet e CEFTA-s arrin vlerën prej; 1,391,261 euro, ku Shqipëria zë vendin e parë ku është eksportuar 1,130,039 euro, ndërsa, pjesa tjetër shumë e vogël prej shumës totale është eksportuar në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni”, ka thënë Bajrami, në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se ka informacione nga bujqit se po shesin produktet e tyre me çmime nën koston e prodhimit për shkak të ekzistimit të monopolit, mirëpo, kjo çështje ende nuk është adresuar te institucionet.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Departamenti i Tregtisë mban takimet e rregullta me bizneset në kuadër të grupeve punuese për Politika Tregtare, ku vet bizneset janë edhe bashkë kryesues në këto takime, ku adresohen çështje të ndryshme të bizneseve nga sektor të ndryshëm, po në ketë rast një çështje e tillë lidhur me monopolin dhe shitjen e produkteve nën kosto nuk është ngritur deri me tani”, theksoi Ministrja e MTI-së Hykmete Bajrami. /Telegrafi/