Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shtatë arsye pse duhet ngrënë dardha - Bujqesia.eu

Shtatë arsye pse duhet ngrënë dardha

0

Sweet pear

Kur është fjala për ushqimin e shëndetshëm është e vështirë të mos keni ndëgjuar për dardhat.
Përderisa shumë rrallë diskutohet për dardhat,ato japin një mori të mrekullueshme të dobive shëndetësore sikurse janë zvoglimi në masë i sëmundjeve të zemrës, përforcimi i sistemit imunitar dhe shumë e shumë të tjera.
Më poshtë janë shtatë përfitimet e mrekullueshme shëndetësore të dardhës si një frut jashtëzakonisht i ëmbël.

1.Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Një studim I vitit 2007 në Revistën Amerikane të Ushqimit Klinik gjeti që gratë të cilat kanë pasur dieta me sasi të lartë të frutave të mbushura me flavonoide të tilla si dardha dhe molla kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës. Studiuesit zbuluan se këto fruta mund të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare sidomos në grate që janë në post-menopauzë.

2.Zvogëlimi I rrezikut nga goditjet në zemër
Një studim I publikuar në vitin 2011 mbi goditjet në Revistën e Asociacionit Amerikan të Zemrës tregoj se ngrënia e frutave mish-bardhë siq janë dardhat në mënyrë dramatike mund të ulë rrezikun e një individi nga goditjet në zemër. Në studim, pjesëmarrësit që kanë ngrënë më shumë se 171 gram fruta mish-bardhë kishin 52 për qind shanse më të vogla për goditje në zemër në krahasim me pjesëmarrësit që hanin më pak se 75 gram. Shkencëtarët supozuan se kjo ishte për shkak të pasurisë së madhe në fibra që kanë këto fruta së bashku me përmbajtjen e tyre të lartë të flavonoideve.

3.Rënia në peshë
Ju mund të merrni afër 20 për qind për nevojat tuaja të përditshme të fibrave duke ngrënë një dardhë të mesme. Fibra është gjetur të jetë elidhur jo vetëm me një rrezik më të ulët të goditjeve dhe sëmundjeve të zemrës por edhe është gjetur të jetë një mjet jetik në menaxhimin e peshës. Së bashku me një dietë të përshtatshme dhe ushtrime fizike,ngrënia e dardhës mund të ju jap fibra që ju duhen për të ju ndihmuar të humbni peshë.

4.Rrit sistemin tuaj imunitar
Siç u përmend më herët, dardhat janë të ngarkuara me anti-oksidantë në formën e flavonoideve. Kjo përmbajtje e lartë të anti-oksidantëve mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Nëse ju ndjeni të ftohët, provoni të hani një dardhë apo të pini lëng dardhe.
5.Përfitimet shëndetësore për zorrën e trashë
Përmbajtja e madhe e fibrave në dardha mund të jetë shumë e dobishme për ruajtjen e shëndetit të zorrës së trashë. Po kështu, përmbajtja e pektinës në dardha mund të veprojë si një laksativ i butë gjatë kohës së kapsllëkut.

6.Burim i energjisë
Dardha është një burim i madh i energjisë. Për shkak se ato janë kaq të përshtatshme (të freskëta apo të konservuara), ato lehtë mund të jenë të përshtatshme për tu ngrënë nga fëmijët tuaj (ose vet ju) në drekë për të siguruar energji të menjëhershme.Sheqeri në dardha do të ju ndihmojë që të stabilizoni nivelin e sheqerit në gjak.

7.Reduktim i inflamacionit
Dardhat janë gjetur gjithashtu të jenë një mënyrë e natyrshme për të redukuar inflamacionin. Përmbajtja e tyre e lartë e flavonoidit të quajtur kuercetinë është gjetur të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme inflamacionin. Kjo mund të jetë e dobishme për të luftuar shumë sëmundjet inflamatore nga forcim i arterieve të “fibromyalgia”.