Shtatë ushqime të shëndetshme

0

largea_chocolate101355156039

Lëkurë të shëndetshme dhe të pastër padyshim është diçka që e dëshirojnë të gjitha femrat. Kur keni lëkurë të shëndetshme, ju dukeni më të ri dhe më të bukur. “Ushqimet që konsumojmë çdo ditë luajnë një rol të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës tuaj dhe të shëndetin të përgjithshëm”, shkruan “Reuters”. Më poshtë po ku listojmë 7 ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, njëkohësisht.

FARA LIRI
Farat e lirit janë të pasura me lëndën omega 3, që luan një rol të rëndësishëm pasi zhduk njollat në fytyrë dhe ruan linja të bukura. Konsumimi çdo ditë i farave të lirit, ndihmon në heqjen e ngjyrës së kuqe në fytyrë.

BORONICA, MANAFERRA DHE KUMBULLA
Boronica, manaferra dhe kumbulla janë të gjitha të pasura me anti-oksidantë që luftojnë dëmtimin e lëkurës dhe ju bëjnë më të bukur.

FARAT E LULEDIELLIT
Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, një lënde ushqyese e rëndësishme që ndihmon të mbroni lëkurën tuaj nga dielli. Farat e lulediellit mundi t’i përdorini të përziera me sallatë, drithëra etj.

ÇOKOLLATAT
Një lajm i mirë vjen edhe për ata që nuk i rezistojnë çokollatës. Pavarësisht se qarkullon një mit që thonë se çokollata shkakton puçërra, ajo është e mirë për lëkurën e fytyrës.

PATATET E ËMBLA
Patatet e ëmbla kanë vitaminë A dhe C, të dyja thelbësore për lëkurë të shëndetshme. Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën të zhdërvjellët dhe të qetë dhe parandalon kancerin e lëkurës.

DOMATE
Kërkimet tregojnë se domatja është e mirë për lëkurën. Ashtu si për çokollatën thuhet që domatja shkakton puçërra, por domatet janë një burim i mirë anti-oksidant e cila ndihmon në përmirësimin shëndetit e lëkurës dhe ruan pigmentin.

KOS
Kosi është çudibërës në lëkurën tuaj. Ai përmban proteina dhe parandalon shfaqjen e rrudhave në fytyrë dhe ju mban më të ri. Por duhet të qëndroni larg kosit me shije frutash sepse ajo përmbajnë shumë sheqer. Në vend të kësaj, zgjidhni kosin dhe shtoni frutat.