Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shtimja, bëhet me qendër të agrobiznesit - Bujqesia.eu

Shtimja, bëhet me qendër të agrobiznesit

0

shtimja

Rreth dy mijë fermerë tashmë nuk do të kenë më problem plasimin e prodhimeve të tyre bujqësore në tregun vendor dhe rajonal. Falë hapjes së Qendrës së Agrobiznesit në Shtime, fermerët e kësaj të fundit dhe komunës së Ferizajt, Drenasit, Lipjanit dhe Therandës, prodhimet e tyre bujqësore do t’i grumbullojnë, ruajnë dhe brendojnë bashkërisht në këtë qendër, e cila në të ardhmen planifikohet të zgjerohet edhe më tej.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, vlerësoi se hapja e saj do të krijojë efekte pozitive për prodhuesit bujqësor, të cilët sipas tij do të arrijnë të plasojnë në tregun vendor prodhime të freskëta dhe të ruajtura në mënyrën më të mirë të mundshme përgjatë tërë vitit. Ai ka treguar se edhe Ministria e Bujqësisë gjatë viteve të fundit ka rritur investimet në sektorin e hortikulturës, duke ndikuar kështu edhe në ngritjen e kualitetit të prodhimeve bujqësore. “Ne nga viti në vit kemi rritur sipërfaqet e tokës së punueshme dhe në veçanti kemi qenë të fokusuar në sektorin e hortikulturës, në mënyrë që përmes investimeve në këtë sektor të arrijmë të zëvendësojmë prodhimet e importit. Në të njëjtën kohë, t’i targetojmë disa prodhime për kultivimin e të cilave fermerët tanë janë të specializuar dhe në këtë mënyrë ta nisim një model të ri të regjionalizimit dhe të specializimit të prodhuesve në kultura të caktuara bujqësore, në të cilat fermerët tanë mund të kenë përparësi konkurruese. Krahas kësaj, ne vazhdimisht i kemi përkrahur fermerët tanë edhe në ngritjen e pemishteve të reja, në ndërtimin e  serrave, në infrastrukturën përcjellëse në fermë, në mënyrë që ata t’i kenë të gjitha pajisjet e punës dhe të jetë në gjendje që t’i përdorin të gjitha masat agroteknike në mënyrën më të mirë të mundshme që ta rrisin prodhimtarinë dhe rendimentin bujqësor”, tha ministri Stavileci.

Ndërsa, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock, tha se investimet në këtë sektor janë të domosdoshme, duke ditur ndikimin e këtij sektori në zhvillimin ekonomik të vendit. “Agrobiznesi është sektor që kontribuon me 14 për qind në GDP dhe punëson rreth 30 për qind të popullsisë. Hapja e qendrave të tilla ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë sektor”, tha Stock.Në anën tjetër, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka thënë se kjo qendër do të krijojë mundësitë që fermerët e kësaj komune, por edhe të komunave tjera, të shtojnë kapacitetet e tyre prodhuese. “Qendra e agrobiznesit ka për qëllim grumbullimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve të fermerëve të komunës së Shtimes, Therandës, Ferizajt, Lipjanit dhe Drenasit. Po ashtu, në këtë qendër fermerët mund të brendojnë dhe promovojnë prodhimet e tyre dhe në këtë mënyrë po lehtësohet puna e tyre për vazhdimin e mëtejmë të aktiviteteve në këtë sektor”, tha kryetari Ismajli.

Ndryshe, ky projekt, vlera e të cilit arrin në rreth 500 mijë euro është financuar në masën prej 73 për qind nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër është financuar prej komunës së Shtimes, e cila në bashkëpunim me shoqatën “Gratë në Biznes” dhe komunën e Ferizajt, Lipjanit dhe Drenasit, Therandës, ka implementuar në tërësi këtë projekt.