Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Shtogu pastron organizmin. - Bujqesia.eu

Shtogu pastron organizmin.

0

shtogu

Shtogu (lat. Sambucus nigra) është bimë me aromë të veçantë dhe shumë shëruese. Të gjitha pjesët e saj, edhe rrënjët, edhe gjethet dhe fryti, ruajnë shëndetin dhe vitalitetin.

Shija e saj është e hidhur dhe aromatike shkaku i përbërësve që posedon.
Posedon vaj eterik, në të cilin gjenden rreth dyzet përbërës të rëndësishëm.

Çaji nga shtogu
Çaji nga gjethet e shtogut ndikon në largimin e helmeve të grumbulluara nga organizmi përmes urinës, pastron organizmin, përmirëson cilësinë e gjakut, dhe parandalon kapsllëkun. Në masë të madhe pastron mëlçinë, veshkat, mushkëritë, lukthin dhe zorrët. Çaji përgatitet në atë mënyrë duke përzier 7-8 gjethe të shtogut më ujë të vluar, e më pas zihen për 8 minuta në zjarr të lehtë. Mund t’ia shtoni edhe një lugë mjaltë. Çaji nga gjethet e shtogut ndikon edhe në shërimin e ftohjes, bronkitisit, kollës, gripit, infeksionit të mushkërive.

Kundër infeksioneve
Për infeksionin e syve dhe mukozës së hundëve te teshtitja sugjerohet përzieja e gjetheve të shtogut. 50 gramë të gjetheve gatuhen për tre minuta në 1 litër ujë, e më pas lihet të qëndrojë për 10 minuta. Sytë i pastroni më këtë përzierje disa herë brenda ditës.