Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Si duhet ta bejme pleherimin e pare te Grurit tash afer fillimit te Pranveres - Bujqesia.eu

Si duhet ta bejme pleherimin e pare te Grurit tash afer fillimit te Pranveres

0

gruri_gjelberPlehërimin e parë duhet bërë në pranverë porsa të vërejmë se po vijnë temperatura aktive që mundësojnë marrjen e azotit. Këto janë temperaturat e ajrit deri në 10 gradë C kurse toka është tërë mjaft që të mund të kalohet me makina

Të mbjellat dimërore, tek të cilat është aplikuar plehërimi adekuat i vjeshtës me formulime NPK duhet të plehërohen me NPK 20-10-10 në sasi prej 200 kg/ha. Në këtë mënyrë të mbjellat do të fitojnë azotin që është i nevojshëm për këtë fazë të zhvillimit, pastaj edhe fosforin dhe kaliumin. Pasi që ky dimër karakterizohet me të reshura të pakta (jemi në gjysmën e janarit dhe ende nuk kemi as të reshura bore as të shiut) dhe nëse thatësia vazhdon kështu, nuk mund të praktikojmë plehërim pleh të tipit KAN me përbërje 50% azot në formë nitrati dhe 50% në formë amoniaku, por vetëm si u tha më lart. Plehërimi i parë është shumë i rëndësishëm, sepse më së shumti ndikon në sasinë e prodhimit.

Plehërimin e dytë duhet bërë 25 – 35 ditë pas plehërimit të parë. Tani shfrytëzohet 100-150 kg/ha KAN-a ose 80-100 kg/ha UREE. Përveç kësaj, plehërimi i dytë mund të lidhet me mbrojtjen e të mbjellave nga sëmurjet dhe dëmtuesit, kështu që mund të përdoren plehra si UAN në gjendje të lëngët 100 l/ha ose 200 l/ha 20% tretje të UREE. Kështu, në të njëjtën kohë bëhet ushqimi dhe mbrojtja e të mbjellave.

Plehërimi nuk ka ndonjë ndikim të posaçëm. Plehrat e ngurta minerare në fazën e kallëzimit rrallë mund të japin rezultate të mira, sepse këtyre u duhet kohë që të shkrihen dhe të depërtojnë në tokë. Vitet e fundit jemi dëshmitarë të thatësisë në këtë periudhë dhe kjo do të thotë se këto plehra nuk do të aktivizohen dhe se bimët nuk do të mund t’i shfrytëzojnë. Këtë plehërim duhet bërë na sasi prej 100 l/ha me 20% tretje të UREE.