Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Si duhet vepruar me ambalazhin e mjeteve për mbrojtjen e bimëve - Bujqesia.eu

Si duhet vepruar me ambalazhin e mjeteve për mbrojtjen e bimëve

0

 

ambalazhiiiii  cofeeee

Mjetet për mbrojtjen e bimëve kanë rol të rëndësishëm në prodhimtarinë bimore. Nga prodhuesit e mjeteve për mbrojtjen e bimëve kërkohet që të kryejnë hulumtime të shumta në bazë të të cilave përcaktohen kushtet për përdorimin e tyre të sigurt, si për shfrytëzuesit e mjeteve po ashtu edhe për konsumatorët si dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Bashkë me mjetet për mbrojtjen e bimëve në treg arrin edhe ambalazhi. Të njëjtën brengosje që e kemi për këto mjete duhet ta kemi edhe për ambalazhin që mbetet pas përdorimit të mjeteve në fjalë. Duke e njohur këtë problem, prodhuesit e mjeteve për mbrojtjen e bimëve dhe posaçërisht kompanitë hulumtuese-zhvillimore, realizojnë bashkëpunim të ngushtë me trupat shtetërore rregullatorë, nga njëra anë dhe me shfrytëzuesit e mjeteve për mbrojtën e bimëve, nga ana tjetër. Kjo bëhet me qëllim që në treg të plasohen mjetet në ambalazh përkatës dhe të sigurohet një sistem efikas të kujdesit ndaj ambalazhit si mbeturinë që mbetet pas përdorimit të tyre. Me qëllim të ruajtjes të resurseve natyrore, të mbrojtjes së mjedisit jetësor si dhe me qëllim të vendosjes së një sistemi optimal të manipulimit me ambalazh të mbetur, prodhuesit përgjegjës të mjeteve për mbrojtjen e bimëve bëjnë përpjekje që shfrytëzuesit e prodhimeve të veta t’i njohin me mundësitë e grumbullimit, magazinimit dhe asgjësimit ose të riciklimit të ambalazhit, i cili pas përdorimit të mjeteve mbrojtëse mbetet si mbeturinë. Shfrytëzuesit e mjeteve për mbrojtjen e bimëve duhet të kenë shprehinë për shpëlarjen e ambalazhit, përkatësisht të shisheve në të cilat janë vendosur mjetet e lëngshme për mbrojtjen e bimëve. Tanimë kemi praktikën e disa kompanive që edhe mjetet në gjendje të ngurtë i paketojnë në shishe të forta të plastikës, të cilat pas zbrazjes mund të shpëlahen. Në këtë mënyrë arrihet maksimumi i shfrytëzimit të mjeteve, por që edhe mundëson që ambalazhi i pastruar dhe i shpëlarë, të largohet në mënyrë të sigurte.

Lidhur me procedurat që duhet ndjekur për evitimin e çfarëdo problemi nga ambalazhi i mbetur pas përdorimit të mjeteve mbrojtëse për bimët, duhet ndjekur hapat si më poshtë:
A – Shishen duhet zbrazur mirë nga mjetet për mbrojtjen e bimëve në rezervuarin e spërkatëses.
B – Në shishen e zbrazur duhet mbushur me ujë të pastër deri në 1/3 të vëllimit të shishes (rreth 30% të vëllimit të shishes).
C – Shishja mbyllet mirë me kapak, shishja duhet shkundur mirë për një kohë prej 30 sekondash.
D – Shishen duhet zbrazur në rezervuarin e spërkatëses dhe duhet lënë në pozitë vertikale 30 sekonda derisa të derdhet i tërë uji.
Hapat B, C dhe D duhet përsëritur tre herë.
ME RASTIN E SHPËLARJES SË PAKETIMEVE TË PESTICIDEVE, GJITHMONË DUHET TË KENI MJETET MBROJTËSE, DORËZAT, RROBAT DHE MBROJTJEN PËR SY DHE FYTYRË!
Pas shpëlarjes, ambalazhin e zbrazët nga mjetet për mbrojtjen e bimëve duhet shpuar dhe duhet penguar që ambalazhi i tillë të përdoret për ndonjë destinim tjetër.
MOS E PËRDORINI AMABLAZHIN E MJETEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE PËR NDONJË QËLLIM TJETËR !
Ambalazhin e shpëlarë vendosni në qese për mbeturina dhe duhet ruajtur derisa ta marrin firmat ose personat e autorizuar. Shishet e zbrazëta nuk duhet të mbyllen me kapakë, kapakët vendosen në qese të veçantë sepse edhe kapakët konsiderohen si mbeturina të rrezikshme, kurse shishet Pas shpëlarjes së trefishtë, konsiderohen si mbeturinë e parrezikshme.