Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Si e kultivojnë kinezët pataten - Bujqesia.eu

Si e kultivojnë kinezët pataten

0

patata3

Fshati kinez Daping, me 654 banorët e tij, në vit prodhon madje 3.000 tonë patate. Përveç ndihmës nga shteti, fshatarët e Dapingut kanë edhe materialin specifik për mbjellje.

Me ndihmën e teknologjisë, në institutin lokal të agronomisë prodhohet patatja për farë e liruar nga viruset.

Në fshatin Daping jetohet nga bujqësia dhe blegtoria. Nuk ankohen, sepse në fshatin e njohur për patate mund të jetojnë nga puna e tyre, kurse ata që dëshirojnë të mbesin këtu, fitojnë mbështetjen e shtetit. Kështu e kemi rastin me Ma Cho, e cila kur është martuar kur kishte 23 vjet, ka ardhur  në fshat.

“Në fushë punojmë unë dhe burri im, dhe pasi që shëndeti im nuk është i mirë, burri kryen punët kryesore” – shpjegon Ma Cho.

Fshatarët mbjellin një lloj patateje që jep rendimente të mëdha.

Yuan Ay-min, nga Akademia e Shkencave Agronomike thekson se po fillojnë me bashkimi e patates për farë të llojit të njëjtë.

“Pastaj presim majën e patates dhe kur të vërtetojmë se në maje nuk ka virus, atëherë e kultivojmë në enë të posaçme dhe nën mbikëqyrje të rreptë”, thotë Yuan Ay-mini.

Në krahinën Dingsi, të cilës i takon fshati  Daping, vitin e kaluar patatja ishte mbjellë në 21 hektarë me rendimente prej pesë milionë tonë. Në këtë krahinë  fitimi nga patatja për kokë banori rrinë në rreth 830 juan, përkatësisht 140 dollarë.