Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Si mund të fitojnë para bujqit që kanë pak tokë dhe kapital - Bujqesia.eu

Si mund të fitojnë para bujqit që kanë pak tokë dhe kapital

0

bujagroA mund të tejkalohet kriza duke u kthyer në fshat për t’u marrë me bujqësi? Si parakusht është të kesh një shtëpi në fshat dhe më së paku 10 arë tokë. Fitimi më i mirë mund të jetë nga perimet, lulet, këpurdhat.
Punëtorët e ndërmarrjeve që kanë falimentuar, që kanë në fshat shtëpi dhe tokë, mund të merren me bujqësi dhe në këtë mënyrë të zgjidhin apo ta zbusin problemin e ekzistencës.
Punëtorët që edhe më tutje kanë pasuri në fshat dhe që vendosin të merren me bujqësi ose pemëtari, të bëjnë serra të mbuluara me qelq ose plastikë ose të merren me rritjen e viçave, mund të jetojnë shumë më mirë në fshat sesa në qytet. Në të vërtetë, në konkurrencë të ashpër me bujqit nga UE, shumë bujq që vendosin të prodhojnë prodhime tradicionale si qumësht apo mish shpezësh, do të dështojnë, por do të kenë sukses ata që do të merren me perime, lule apo pemë, përkatësisht me çdo gjë që kërkon shumë punë. Natyrisht, ai që huazon para te medha me qëllim që të fillojë punën, duke marrë parasysh kamatat e larta të bankave tona, është i dënuar të dështojë.
Nëse një punëtor mbetet pa punë në fabrikë, dhe nëse nuk ka tokë në fshat, ai mund të punojë si traktorist tek një bujk i pasur, por vetëm nëse di të ngasë traktorin. Në kushtet aktuale të asocimit dhe përafrimit në UE, që nënkupton zvogëlimin e mbrojtjes doganore, nëse mungon mbështetja nga shteti, probleme serioze të mbijetesës do të kenë edhe bujqit që kanë kapacitete të vogla të prodhimit, që me këtë punë merren vite me radhë.
Ekspertët me vite tërheqin vërejtjen se bujqit që kanë prona të vogla, me pak investime mund të kultivojnë perime në serra të mbuluara me folije plastike ose me qelq. Një familje prej 4 anëtarësh, sipas të dhënave të ekspertëve, mund të fitojë të ardhura të mjaftueshme për ekonominë e tyre familjare me një serrë të mbuluar me sipërfaqe prej 2.500 metra katrorë. Ndërtimi i serrave, varësisht nga pajisja, kushton prej 12 deri 15 euro për metër katror dhe këto pra mund të shpaguhen për disa vjet. Të ardhurat nga një hektar tokë nën serrë të mbuluar mund të jenë më të larta madje se 150 hektarë të mbjellë me grurë. Me gjithë këtë, në Kosovë ende ekziston një numër i vigël i serrave të mbuluara me xham dhe me plastikë.
Bujqit që nuk kanë mjaft tokë, duhet të orientohen kulturave më shumë intensive , përkatësisht duhet të merren me kultivimin e perimeve, ndërtimit të serrave me plastikë ose me xhama si dhe me kultivimin e luleve. Bujqit me prona të vogla duhet t’i kthehen prodhimit profitabil, para se gjithash blegtorisë, por jo prodhimit të qumështit, sepse këtu do të mbijetonin vetëm fermat me më shumë se 100 krerë lopë.
Ata që nuk kanë kapital që do ta investonin në prodhim, duhet të jenë kreativë dhe në hapësira të vogla të mbjellin bimë atipike.. nuk preferohen pemët, sepse duhet pritur vite që të japin prodhimin e parë. Kështu një kulturë që do të ishte e përshtatshme për sipërfaqe prej 10 arë është panxhari.
Në 10 arë (100 x 10 metra) në 17 radhë me distancë prej 20 centimetra panxhari mbillet në muajin mars. Deri në verë do të kemi 8.500 rrënjë me nga 30 gjethe. Me 255.000 gjethe në sezone, me nga 10 gjethe në një tubë, që do të shiten nga 20 centë, bujku mund të fitojë 400 euro në muaj ose 5 mijë euro në vit., kjo nënkupton tre muaj punë dhe vjelje çdo të tretën ditë. Atë që nuk mund ta shesë, duhet ta paketojë në frigorifer, kështu që dimrit ua shet restoranteve të ndryshme.
Deri në vjeshtë do të fitojë para që ta ndërtojë një serrë të vogël dhe në të mbjellë speca të djegës dhe kur dihet se ky perim ka përdorim të gjerë tek ne, nuk do të ketë problem rreth shitjes. Panxhari vitin vijues do të japë fryt, sepse është bimë dyvjeçare dhe për dy vjet do të ketë mjaft para të ndërtojë serra dhe të fillojë me kultivimin e perimeve.