Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Si ta njohim se mjalti është natyror dhe si duhet ta ruajmë atë - Bujqesia.eu

Si ta njohim se mjalti është natyror dhe si duhet ta ruajmë atë

0

mjaltinatyralPërzini 2 lugë mjaltë me 6 lugë alkool. Ngadalë nxëni mbi avullin e ujit të valuar 10 minuta.

Nëse në fund të gotës krijohet një fundrinë e bardhë – atëherë mjalti është artificial (do të thotë se mjaltit i është shtuar sheqer ose bletët janë ushqyer me sheqer), kurse nuk ka shtresë të bardhë në fund të gotës, ky është indikator se mjalti është natyral.
Megjithatë, mendimi i përhapur se kristalizimi i mjaltit do të thotë se mjalti nuk është natyral, është i gabueshëm.

Kristalizimi është veti natyrore e mjaltit. Kristalizimi ndodh kur kristalet e glykozës ndahen dhe rreth tyre krijohen kristalet e mjaltit dhe të cilat aspak nuk ndikojnë në cilësinë e mjaltit. Kjo, madje është shenjë se mjalti ka origjinë natyrore.

Kristalizimi bëhet më shpejt kur në mjaltë ka më shumë glykozë sesa fruktozë ose nëse ka më shumë se 20% ujë.

Varësish nga ajo se bletët lëngjet e ëmbla i mbledhin nga nektari ose nga vesa e mjaltit, dallojmë mjaltin e pyllit ose të luleve.

Mjalti i luleve, i formuar nga nektari i luleve, mund t jetë i akacieve, i blirit, gështenjës, i livadheve etj.

Mjalti i pyllit që formohet nga vesa e mjaltit, mund të jetë i bredhit, i lisit, shelgjës, ahut etj.
Përveç se mjalti vetvetiu është i shërueshëm, ndikimin e mjaltit mund ta dyfishoni nëse i shton bimë mjekuese duke futur në mjaltë lule aromatike, fara, lëkurën ose rrënjët e bimëve mjekuese dhe duke nxehur ngadalë këtë përbërje.

Mjalti forcon shumëfish ndikimin e bimëve mjekuese dhe dobinë e tyre e përçon deri tek çdo qelizë e trupit.
Nëse ena ku mbahet mjalti mbyllet mirë, afati i qëndrueshmërisë së mjaltit është i pakufizuar.

Duhet ruajtur në temperaturë 17-19 gradë C në vende të pastra, të thata dhe të errësuara, por kurrsesi në enë nga metali sepse mund të ndodhë reaksioni i thartirave organike dhe metalit.

Mjaltin nuk duhet ta hani me lugë metali, por me lugë plastike, druri apo porcelani.

Duhet ditur se mjalti në temperaturë mbi 41 gradë C humbë cilësitë shëruese, kështu që kur i shtoni pijeve të nxehta duhet të kujdesemi që pijet të mos jenë të shumë të nxehta.

Më së shumti cilësi shëruese të mjaltit do të fusni në organizëm pikërisht nëse do ta shkrini në lëngë të ngrohtë dhe atë e pini ose nëse e mbani nën gjuhë 2-3 minuta që të shkrihet në gojë.