Si të bëhet rimbjellja e bimëve në tokë dhe vazo – ndërrimi i bimëve

0

Bimët shumëvjeçare të fushës ose të mbjella në vazo si rezultat i kultivimit të tyre për një periudhë kohe të gjatë në të njëjtin ambient me kalimin e kohës ngadalësojnë rritjen deri në frenim të tij, keqësojnë lulëzimin, prandaj herë pas here nderimi i bimës e rinon bimën, e stimulon për të pasur një rritje më të madhe duke përmirësuar dhe rritur të gjithë treguesit cilësor që ka një bimë zbukuruese ornamentale.

Nderimi bëhet i përvitshëm për të gjithë ato bimë të cilat kanë një rritje të bujshme dhe zhvillim të fuqishëm si luleveshta, yllza etj, të shumë llojeve të bimëve që rriten në ambientet e mbyllura, në mënyrë të veçantë për bimët e reja, ritmet e rritjes së të cilave janë shumë të larta ne afat fillestare të zhvillimit të tyre. Nderimi i bimëve për llojet të cilat kanë një rritje dhe zhvillim më të ngadaltë nderimi i tyre kryhet një herë në 3 – 4 vjet dhe për të gjithë llojet të cilat kanë një rritje dhe zhvillim të ngadaltë, nderimi i tyre bëhet me rrallë. E njëjta praktike duhet të ndiqet edhe për bimët të cilat kanë një ndjeshmëri dhe nuk e durojnë procesin e nderimit siç mundet të jenë peonia, etj.

Bimët gjethe rënëse ndërrohet gjatë periudhës së dimrit duke filluar nga muaji nëntor dhe që vazhdohet deri në muajin shkurt pa filluar vegjetacioni i ri, duke përjashtuar ditët me ngrica për zonën e ngrohtë dhe në shkurt – mars për zonën e ftohtë.

Bimët halorë te cilat janë gjithnjë të gjelbërta ndërrohen në fillim të pranverës ndërsa ato bimë të cilat fazën e lulëzimit e kanë në pranverë verë si peonia ndërrohen gjatë muajit shtator tetor.
Ndërrimi i bimëve në vazo.

Ndërrimi i bimëve në vazo bëhet kur bimët kanë filluar të japin shenja dobësie, kur sistemi rrënjor i tyre ka pushtuar të gjithë hapësirën e dheut në vazo dhe kanë filluat të dalin edhe jashtë vazos nëpërmjet brimave të kullimit që janë vazot, dhe ku është thartuar dherishtja si rezultat i ujitjeve të përdorura shpesh.Pjesa më e madhe e bimëve në vazo nderohet gjatë periudhës së fillim pranverës, në kohën që shumica e bimëve ka kaluar qetësinë e dimrit dhe kalojnë në fazën e rritjes së re.

Bimët që kanë një lulëzim gjatë periudhës së pranverës ndërrimi i tyre bëhet pasi të ketë përfunduar periudha e lulëzimit. Kryerja e ndërrimit të bimëve gjatë periudhës së lulëzimit apo të zhvillimit të tyre shkakton dëmtimin e bisqeve të reja, si dhe rënien e sythave lulore.Përpara ndërrimit të bimëve të vazove përgatitet dherishtja e re që do të përdoret e mbështetur kjo dhe në natyrën dhe llojin e bimës që do të aplikojnë ndërrimin.

Përzierja e dherishtes duhet ti përshtatet kërkesës së bimës dhe fazës kur bëhet ndërrimi.

Pas përgatitjes së dherishtes bëhet përzgjedhja e vazove që ti përshtatet bimës në mënyrë që të jetë me përmasa pak më të mëdha së sa vazoja e mëparshme.Rritja e përmasave të vazos duhet të bëhet në përputhje me rritjen e përmasave të sistemit rrënjor të bimës.

Për ndërrimin e bimëve të vazove veprohet në këtë mënyrë:Lulet e Saksive 95.Me njërën dorë kapet vazo nga fundi i saj ndërsa dora tjetër hapet mbi sipërfaqen e vazos në mënyrë që kur të bëhet përmbysja e vazos me kokë poshtë të kemi mundësi të mbajmë bimën e me gjithë dherishten për të mos u dëmtuar. Në rastin kur dherishtja me gjithë bimën nuk shkëputet nga vazo bëjmë një goditje të lehtë të vazos të kthyer përmbys mbi një objekt të fortë me qëllim që të krijojmë një shkëputje të dheut nga paretet e brendshme të vazos.

Pas nxjerrjes së bimës me gjithë dherishten nga vazo bëjmë pastrimit e dherishtes së vjetër me kujdes duke ruajtur sistemin rrënjor nga dëmtimet. Bëhet pastrimi i sistemit rrënjor nga rrënjët e vjetra, të kalbura, të dëmtuara ose të infektuara dhe sipërfaqet e rrënjëve të prera dinzifektohen ose lyhen ne dezinfektant.