Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Si do te implementohet ligji 7501? - Bujqesia.eu

Si do te implementohet ligji 7501?

0

toka

Procesi i dhënies së titujve të pronësisë për tokat bujqësore të cilat janë shpërndarë me ligjin 7501, duhet të përfundojnë deri më 30 qershor të vitit 2016. Kjo shtyrje afati bëhet për të disatën herë, por neglizhenca e vendorëve ka bërë që qeveria të ndërmarrë hapa ndëshkuese për funksionarët e pushtetit lokal.

Ligji i publikuar në Fletoren Zyrtare, për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore ne pronësi të përfituese, ka edhe një sërë ndryshimesh, ku parashikohen përfituesit dhe kategoritë e pronarëve që përjashtohen nga ky ligj.

Ligji do të zbatohet për subjektet familjet bujqësore ose individët, të cilët janë përfitues të tokës bujqësore, sipas vendimit nr. 452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave. Do të përfitojnë ata që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë banorë të njësisë së qeverisjes vendore dhe prej datës 1.10.1992, nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre, sipas regjistrit të gjendjes civile.

Po kështu, ata që e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë. Familjet bujqësore ose individët, të cilët kanë lëvizur nga qendrat e tyre të banimit dhe janë vendosur në territoret e ish ndërmarrjeve bujqësore me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, sipas të cilave ata janë përfitues të tokës bujqësore në pronësi, do të jenë përfitues. Pjesë e listës janë edhe ata që e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.

Përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji sipërfaqet e tokave bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore, në rastet kur këto sipërfaqe janë regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si pronë private. Po kështu përjashtohen ato troje, të cilat përfshihen në procesin e legalizimit, sipas ligjit që rregullon legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, raporton shekulli.

Po kështu edhe për ato prona që është lëshuar akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), deri në datën 15.8.2008, nga komisionet e ndarjes së tokës, pavarësisht nëse është regjistruar ose jo në regjistrin e pasurive të paluajtshme. Jashtë përfitimit nga ky ligj, mbeten edhe ato prona që me vendim të Këshillit të Ministrave apo vendime të KRRTSH/KKT-së nuk janë më toka bujqësore.

Këtu nuk përfshihen familjet ose individët që kanë fituar tokë bujqësore si bashkëthemelues të ish-kooperativave bujqësore, apo të ish-ndërmarrjeve bujqësore. Ato toka bujqësore që janë objekt kërkese, dhe po shqyrtohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por nuk është dhënë ende vendim, nuk përfitojnë nga ky ligj.

Po kështu edhe ato që janë objekt i një konflikti gjyqësor, për të cilin njësia e qeverisjes vendore është vënë në dijeni zyrtarisht nga gjykata. Si dhe ato që janë dhënë me qira, në bazë të ligjit për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve e kullotave që janë pasuri shtetërore dhe akteve nënligjore në zbatim të tij ose ka kaluar në administrim të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, me destinacion dhënien me qira.