Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Si t'i largoni pesticidet nga tryeza juaj? - Bujqesia.eu

Si t’i largoni pesticidet nga tryeza juaj?

0

ushqimet2

Nëse nuk jeni fatlum dhe të keni kopsht dhe vetë t’i kultivoni ushqimet tuaja, çfarë duhet të bëni? Pastrimi me ujë largon vetëm disa papastërti mekanike dhe një pjesë të vogël të pesticideve e dikush përdor pajisje që i pastrojnë enët dhe brushë, e më pas qërojnë lëvoren, e cila është përplot me substanca ushqyese.

Edhe pse ajo është mënyrë e mirë për të larguar pesticidet, kjo edhe më tutje nuk mjafton që të hiqen pesticidet. Në hulumtime për largimin e pesticideve është vërtetuar se përmes mënyrave të ndryshme mund të hiqen deri 75 për qind e pesticideve. Natyrisht se nuk është e mundur të hiqen qind për qind, pasi që pesticidet depërtojnë thellë, por edhe shifra prej 75 për qind është e shkëlqyeshme.

6 hapa si të hani më pastër:

1. Opsioni më i mirë natyrisht se është që – të hani pemë dhe perime të kultivuara nga vetë ju.

2. Nëse kjo nuk është e mundur – provoni të gjeni dhe të blini pemë dhe perime cilësore dhe të freskëta me certifikatë.

3. Nëse as kjo nuk është e mundur, blini pemë dhe perime te dikush i njohur juaji, të cilët kultivojnë pemë dhe perime cilësore.

4. Zgjidhni fruta që janë të “pastër”. Duhet t’jua rikujtojmë se pemët më të spërkatura janë – mollët, dredhëzat, rrushi, boronicat, pjeshkat dhe nektarinat, e perimet janë – selino, spinaqi, sallata, specat e kuq, trangujt, patatet dhe domatja.

5. Në rregull, keni blerë pemë dhe perime për të cilat nuk e dini nëse janë pastra dhe tani çfarë? Shkojmë me radhë:

Në mënyrë të detajuar pastroni pemët dhe perimet, me brushë të butë dhe me ujë të vakët. pastroni mirë.

Vërejtje: Kërpudhat e imëta vetëm i hiqni. Mos harroni ta pastroni lëvoren e shalqirit para prerjes, sepse është me mikrobe, e nëse nuk ia pastroni lëvoren, përmes thikës do t’i futni brenda! Gjethet e jashtme të perimeve me gjethe të gjelbër i hidhni përjashta e frutat i zhytni në ujë të vluar paraprakisht, por edhe në llojin e preparateve që heq pesticideve. Ja si:

Zgjidhja e parë: 1 lugë kripë deti në një gotë ujë. E lini të qëndrojë për gjysmë ore dhe e shpëlani.

Zgjidhja e dytë: Përgatiteni një përzierje prej 1:4 nga uthulla e bardhë dhe uji. E përzieni gjysmë orë dhe e shpëlani. Për pastrim të mollëve përzieni edhe më gjatë. Uthulla mundet ta neutralizojë shumicën e baktereve dhe pesticideve që gjenden në ushqimet e freskëta.

Vërejtje: Hidhni shikimin në ujin e mbetur të pemëve dhe perimeve dhe shikoni se çfarë ka dalë

Bëjeni vetë sprejin për largimin e pesticideve. në vijim ju paraqesim 2 receta për sprejin tradicional për largimin e pesticideve

Receta parë

1 lugë lëng limoni, 2 lugë sodë bikarboni, 1 gotë ujë. Përzieni derisa soda të tretet në ujë. Këtë përzierje e hidhni në pemë dhe perime, e lini të veprojë për 15 minuta. Më pas i shpëlani.

Receta dytë

Një gotë uthull të burdhë dhe një gotë ujë, dy lugë sodë bikarboni. disa pika ekstrakte të farave të grejpfrutit, i hidhni në pajisjen për spërkatje dhe i spërkatni pemët dhe perimet. Le të qëndrojë për 15 minuta. Lëvoren mund ta qëroni më pas nëse dëshironi.