Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Siç duket, vezët mund edhe të "ç’zihen". - Bujqesia.eu

Siç duket, vezët mund edhe të “ç’zihen”.

0

vezet

Që moti thuhet që veza nuk mund të ç’përzihet, por ndoshta është e mundur të ç’zihet.
Siç e dini, kur zieni vezë, ngrohtësia shkakton që proteinat në të bardhën e vezës të bashkohen, me ç’rast e forcojnë materien.

Një hulumtim i ri i shpallur në “ChemBioCHem” nga shkencëtarët e universitetit Irvin, tregon që procesi mund të kthehet mbrapa duke i shtuar kimikate vezës së zier.

Po, gjetëm mënyrë për të ç’zier vezën, ka deklaruar biokimisti Gregory Whitehead. Në hulumtimin tonë përshkruhet një mjet për ndarjen e proteinave të bashkuara.

Hulumtuesit kanë vendosur të punojnë me vezë që janë zier më gjatë, vetëm për tu siguruar në efikasitetin e mjetit. Vezëve të ziera u është shtuar urea, e cila i ka ndarë proteinat e lidhura, me ç’rast veza përsëri ka fituar gjendjen e lëngët. Ky proces zgjat vetëm disa minuta.

Por, vezët e paziera nuk janë qëllimi kryesor i hulumtuesve. Problemi i vërtetë është në rastet e shumta me proteina me të cilat shpenzohet shumë kohë duke i nxjerrë nga epruvetat, dhe ku nevojitet mënyrë e re për kthimin e materialit.