Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Siguria e ushqimit fillon në fermat tona. - Bujqesia.eu

Siguria e ushqimit fillon në fermat tona.

0

fermaaa

Në UE ka mbi se 10 milionë bujq. Ky numër përfaqëson 5.4 % të të gjitha punësimeve. Bujqësia krijon shumë vende të reja pune për komunitetet në afërsi sidomos në përpunimin e ushqimit të njerëzve dhe kafshëve. Një pjesë e madhe e ushqimit që e konsumojmë vjen nga fermat e UE-së.

Si reagim i mungesës së ushqimit dhe pas Luftës së dytë botërore, Politika e përbashkët bujqësore (CAP) e UE fillimisht inkurajonte prodhimin e bollshëm të ushqimit, për të plotësuar nevojat. Përgjithësisht thënë, sa më tepër prodhonin bujqit aq më tepër pranonin ndihmë financiare. Me kalimin e kohës, kjo politikë krijoi tepricë me shpenzime të mëdha për paguesit e tatimeve dhe ndonjë herë kishte efektin e kanalizimit të ndihmës financiare në duart e bujqve të cilët nuk kishin nevojë për atë.

Identifikimi i këtij problemi koinçidonte me brengat gjithnjë e më të mëdha nëse Politika e përbashkët bujqësore (CAP) do të inkurajonte metodat intensive të bujqësisë, të cilat shtonin rreziqet e sigurisë së ushqimit. Kjo nxiti reformën e CAP, e cila po largohet nga pagesa e prodhimtarisë për t’u orientuar drejt pagesës direkte që mbështet të ardhurat e bujqve.

Përparësia plotësuese e kësaj qasjeje është se pagesat mund të stimulojnë bujqit në:

» Prodhimin e ushqimit të sigurt në kushte higjienike,

» Ruajtjen e standardeve të larta të mirëqenies së kafshëve,

» Përdorimin e metodave të shëndosha ambientale të prodhimit, dhe

» Promovimin e ekonomisë së qëndrueshme rurale.

Kjo qasje e re konsiderohet si mjeti më i mirë i kombinimit të disa objektivave:

» Të ardhurat e arsyeshme për bujqit,

» Çmimet e favorshme dhe ushqimi i sigurt i kualitetit të lartë për konsumatorët,

» Shpenzimet e pranueshme për taksa paguesit

» Mundësimi i qasjes së shteteve të tjera në tregjet e UE për plasimin e produkteve dhe ushqimit të tyre,

» Industria konkurruese e ushqimit.

UE tani i kushton më tepër vëmendje kualitetit për dallim nga kuantiteti dhe thekson rolin dhe të ardhurat e bujqve individualë. Për shembull, UE ofron ndihmë për bujqit që marrin pjesë në skemat e disejnuara për përmirësimin dhe sigurimin e kualitetit të prodhimeve bujqësore dhe proceseve të prodhimit.