Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 SILAZHI I MISRIT - Bujqesia.eu

SILAZHI I MISRIT

0

Silazhimi i bimës së tërësishme të misrit ka traditë të gjatë. Në këtë mënyrë shfrytëzohet vlera e tërësishme ushqyese e bimës. Vjelja e misrit bëhet në kohën e pjekjës së kokrrave të misrit.

sill12

Misri vilet me silo kombajna, të cilët në procesin e vjeljes presin kërcellin e tërësishëm në pjesë prej 1,5 – 3 cm. Masa e prerë menjëherë transportohet në vendin e silazhimit. Masa e freskët ndrydhet, në mënyrë që të krijohet kushte anaerobike për të punuar bakterjet në krijimin e masës qumështore të thartë. Silazhmi i bimës së tërësishme të misrit është ushqim i pazëvendësueshëm për ushqimin e kafshëve.

Me silazhim konsiderohet se mund të sigurohen rreth 60% të nevojave energjetike. Ushqimi i plotë arrihet me shtimin e kokrrave të lagura të misrit. Silazhimi i tramakëve të njomë të misrit bazohet në qumështin e thartë të kokrrave të misrit. Kjo mënyrë e shfrytëzimit të misrit mundëson edhe shfrytëzimin e kallirit të misrit.

Në ekonomitë e mëdha vjelja e tramakëve bëhet me kombajna të veçantë, të cilët kanë mekanizmin për vjelje dhe për imtësimin e tramakëve. Në ara me sipërfaqe të vogla përdoren vetëm kombajnat që vjelin tramakët e jo edhe të imtësojnë të njëjtët. Tramakët e qëruar dhe të vjelë imtësohen në mullinj. Procesi i shtypjes së masës së vjelë është i njëjtë sikur edhe tek mënyrat e tjera të silazhimit. Masa e silazhuar mund të përdoret për ushqim të kafshëve qysh pas tre javësh.
Duke bërë silazhimin e tramakëve të imtësuar fitohet ushqim cilësor energjetik që përdoret për ushqim të kafshëve, për majmërinë e viçave dhe të derrkucëve. Duke bërë silazhimin e kokrrave të njoma mënjanohet shpenzimet e larta të tharjes së misrit. Përveç kësaj, nuk ekziston rreziku se misri do të arrijë në fazën e pjekjes teknike. Silazhimi duhet të filloje para se të fillojë prishja e misrit, sepse për silazhimin e kokrrës së njomë, shfrytëzohet misri me lagështi prej 35 -40%.

Për silazhimin e kokrrës së njomë shfrytëzohen kombajnat për shkokëlim. Kokrrat e shkokëluara dërgohen në bëhet bluarja e kokrrave të njoma. Masa e bluar vendoset në silosin pirg. Masa duhet mirë të shtypet në mënyrë që të krijohen kushtet për fermentimin e thartë qumështor. Masa e shtypur mbulohet me folije plastike dhe kështu pengohet ndikimi negativ i faktorëve atmosferikë.