Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Simptomat e sëmundjes së ketozëz tek bagëtitë - Bujqesia.eu

Simptomat e sëmundjes së ketozëz tek bagëtitë

0

lopa 1

Sëmundja e ketozëz tek bagëtitë është sëmundje e cila prek kryesisht lopën dhe delen, por edhe kafshët tjera qumështore. Kjo sëmundje karakterizohet më një sërë simptomash të cilat nëse vërehen me kohë nga pronarët, lehtë mund të shërohen.

Kjo sëmundje paraqitet kryesisht tek bagëtite në javët e parë të lindjes. Gjatë kësaj periudhe bagëtitë qumështore kanë vështirësi në mobilizimin e mjaftueshëm të lëndëve ushqyese për prodhim të lartë të qumështit. Zakonisht lopët kanë bilanc negativ të energjisë sepse prodhimi i lartë i qumështit tejkalon sasinë e lëndëve ushqyese dhe si pasojë shfrytëzohen rezervat trupore.

Ketoza karakterizohet me mungesë oreksi, dobësim dhe me problem të tretjes. Prodhimi i qumështit është i ulët dhe me humbje të peshës trupore. Testi më i saktë diagnostik është kontrollimi i acidit në urinë, qumësht ose gjak. Nëse testi i urinës është negative, përjashton sëmundjen ketozës.

Në bagëtitë e prekura mjekimi mund të përdoret për ngritjen e shkallës së sheqerit në gjak, si dhënie orale të glikolit. Propilen glikoli mund të shtohet gradualisht dhe vazhdon deri sa bagëtia të shërohet