Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Simptomet e mungesës së ushqimit tek qepët - Bujqesia.eu

Simptomet e mungesës së ushqimit tek qepët

0

onion field

Qepëve më së shumti u mungon azoti, sulfuri ose kalciumi. Rrallë ndodhë mungesa e magnezit, manganit ose zinkut.

Mungesa e azotit

Bima e ka mungesë azoti ngec në zhvillim, gjethet marrin ngjyrë të zbehtë të gjelbër, kurse gjethet e vjetra  marrin ngjyrë të verdhë dhe thahen nga maja.

Mungesa e fosforit

Bima rritet dobët, gjethet janë me ngjyrë të blertë të errët, kurse gjethet e vjetra vdesin.

Mungesa e sulfurit

Gjethet e qepëve janë të trasha dhe të deformuara, kurse gjethet e reja zverdhen. Bima ka proporcionalisht pak gjethe dhe relativisht kokë të mirë.

Mungesa e kaliumit

Gjethet e vjetra vdesin nga maja, por nuk zverdhen. Bima humbë fuqinë dhe gjallërinë.

Mungesa e kalciumit

Mungesa e këtij ushqimi manifestohet në atë mënyrë që gjethet e reja vdesin, por nuk zverdhen,  ose vdesin pjesët e frymëmarrjes së gjethit dhe për këtë arsye gjethi varet dhe më vonë vdes.

Mungesa e magnezit

Gjethet e vjetra plotësisht zverdhen, por nuk vdesin.

Mungesa e manganit

Paraqitet kloroza  vijore e gjethit të jashtëm, që më vonë vdes. Tërë bima ngec në zhvillim.

Mungesa e zinkut

Zverdhim vijor dhe tkurrje e gjethit  me ngecje në zhvillim.

Mungesa e bakrit

Majat e gjetheve më të reja  bëhen klorotike, pastaj zbardhen dhe tkurren n formë spirale.  Mbështjellëse e ajshtme të kokës së qepës janë të holla, të verdha  dhe koka nuk është e fortë.

Mungesa e borit

Gjethet e vjetra të qepës marrin ngjyrë klorotike dhe pas kësaj vdesin. Njolla të verdha  paraqiten tërthorazi 3- 4 cm nga majat e gjetheve,  në cilat gjethi më vonë çahet.

Mungesa e molibdenit

Mbirje e dobët  dhe vdekje e bimëve të reja në tokë me  vlerë pH 5,4 ose më të ulët. Në bimët e zhvilluara, vdesin majat e gjetheve, kurse pjesë të gjetheve zbuten dhe tkurren.