Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Sistemi i ujitjes në serra - Bujqesia.eu

Sistemi i ujitjes në serra

0

sistemiujitjesNë prodhimtari që aplikohet në zona të hapësirës së mbrojtur, aplikohen mënyra të ndryshme të ujitjes: nëpërmes të vesës, ujitje me pika, subirigacioni dhe mikro ujitja (shiu i imte, mënyra e mikrogypave)
Vesa (shiu artificial) është mënyra më e shpeshtë e ujitjes në hapësirat e mbrojtura (serra) në tunelet u ulëta dhe gjysmë të ulëta. Kjo aplikohet me kanistera të kopshtit, me një gyp plastike (me diametër 20, 32 dhe 40 mm) me stërpikës dore ku duke ndryshuar vrimën për rrjedhje të ujit rregullohet rrjedha dhe shtypja, përkatësisht madhësia e pikave të shiut dhe largësia e arritjes së ujit, ose me sistemin e vesës. Në tunele dhe serra vesa krijohet me ndihmën e sistemit qendror dhe spërkatësve të vendosur në sipërfaqe të tokës ose mbi bimët.

Sistemin qendror të ujitjes e përbëjnë përçuesi kryesor, gypat përcjellës (nga çeliku, të zinkuara, plastike), me diametër dhe gjatësi të ndryshme, të vendosura në objekte si dhe spërkatësit (e sjellin ujin deri te bima). Varësisht nga shtypje (2 – 4 atmosfera) dhe vendosja e spërkatësve , hapësira që përfshinë një spërkatës është e ndryshme dhe nga kjo varet edhe sa zgjatë koha e spërkatjes. Me këtë sistem mund të ujite mbi sipërfaqen e tokës dhe mbi bimë.Për ujitje të sipërfaqes, gypat vendosen midis bimëve (në një distancë prej 1m.) gjatë (në mes ose në dy linja) serrës ( 5 – 10 cm mbi tokë), duke u kujdesur që spërkatësit mini ( të vegjël) të kapin gjithë hapësirën e serrës. Më së shpeshti përdoren spërkatës të kapacitetit të vogël (4 mm në orë). Sistemi është i përshtatshëm sepse nuk i lagë bimët, kështu që edhe rreziku nga sëmurja është më i vogël dhe bimët janë ujitur në mënyrë të barabartë. Gjatë ujitjes nga lart, gypat dhe spërkatësit janë nëlartësi prej 1- 1,5 metra (varësisht nga lartësia e serrës dhe llojit që kultivohet) dhe në distancë prej 1,5 m ( por patjetër duhen gypat të lidhet për konstruksion të objektit).

Mikro shiu është krijuar nga sistemi “pikë-pikë”. Në vend të pikave, vendosen spërkatësit mikro, të cilët ujisin tokën në formë shiu. Spërkatësit mikro vendosen lehtë në gypa, janë të formave të ndryshme dhe përfshijnë hapësira të vogla (1-1,5 m në distancë). Në kuadër të këtij sistemi janë edhe spërkatësit ngulës të përshtatshëm për ujitjen e bimëve në konteinerë dhe në saksi.

Ujitje me gypa makro paraqet sistemin e ujitjes lokale ku në vend të pikave(në gypat përçues) vendosen gypat mikro nga të cilët rrjedh në formë vrushkulli (me shtypje të ulët). Gypat përçues (lateral) janë fleksibilë dhe mund të vendosen në forma të ndryshme (drejtvizore, në formë rrethi apo spirale).

Tek prodhimi i perimeve, varësisht nga sistemi, ruhet niveli i lagështisë së tokës, përcaktohet gjerësia dhe thellësia e ujitjes dhe këto të dhëna duehn te jepen për secilin lloj të perimeve. Në sistemin e mikroujitjes ujitja zgjatë më shumë dhe ujitja bëhet çdo ditë apo çdo të dytën ditë.