Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Sivjet, rrush më i dobët - Bujqesia.eu

Sivjet, rrush më i dobët

0

Sivjet-rrush-më-i-dobët

Kompanitë prodhuese të verës kanë nënshkruar kontratat me fermerët vreshtarë për grumbullimin e rrushit nga vjelja e vitit 2014, dhe sipas MBZHR-së nuk parashihen probleme me grumbullim të rrushit

Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, specialistë të kultivimit të rrushit dhe ligjerues të Fakultetit të Bujqësisë, janë optimistë se rendimetet e rrushit sivjet në Kosovë do të jetë rreth 7 mijë kilogramë për një hektarë të mbjellë.
Por, ata kanë frikë se kushtet klimatike që mbretëruan si dhe moti me shi do të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e rrushit të vjelë. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Bujqësisë, Ylber Kuqi, shef i Divizionit të Vertarisë në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, tha se rendimenti i rrushit për vitin 2014, sipas ekspertëve të vreshtarisë, do të sillet në kufijtë 7000 kg për 1 hektar.
“Kjo ka ardhur si rezultat i kushteve klimatike që kanë mbretëruar në vitin 2014. Këto të dhëna janë preliminare (relative), pasi të dhënat e sakta do të dihen më 10 dhjetor 2014, atëherë kur mbaron deklarimi zyrtar për të gjitha kompanitë”, tha ai.
Deklarimi zyrtar për grumbullimin e rrushit fillon nga data 07.09.2014 deri më datë 10.12.2014 dhe obligohen të gjithë fermerët që këtë deklarim ta bëjnë në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari në Rahovec. Kuqi ankohet se kushtet klimatike që kanë mbretëruar gjatë tërë vitit 2014 (shirat e shpeshta) natyrisht kanë ndikuar në cilësinë dhe sasinë e rrushit.
“Te varietetet e epokës së parë të pjekurisë kemi vonesë në kohën e pjekurisë. Pjekja e këtyre varieteteve po vonohet për 7 deri në 10 ditë nga koha e zakonshme e pjekurisë. Po ashtu, moti me shi favorizon edhe paraqitjen e kalbëzimit të rrushit, i cili do të reflektojë në përmbajtjen e acideve dhe sheqerit në lëngun e rrushit dhe në cilësinë e verës së prodhuar”, u shpreh ai. Kuqi tha se janë 18 kompani të licencuara nga MBPZHR-ja që grumbullojnë rrushin dhe prodhojnë verë.
“Kompanitë prodhuese të verës kanë nënshkruar kontrata me fermerët vreshtarë për grumbullimin e rrushit nga vjelja e vitit 2014, kështu nuk parashihen probleme me grumbullim të rrushit”, tha ai.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, vendi ynë gjatë sezonit të prodhimtarisë së rrushit të tryezës, arrin t’i përmbushë nevojat e tregut në masën prej 100 për qind, mirëpo jashtë kësaj periudhe, një përqindje e nevojës së tregut plotësohet përmes importit. Mirëpo, Ministria e Bujqësisë, përmes investimeve që ka bërë për ndërtimin e qendrave grumbulluese për pemë e perime, synon që në vitet e ardhshme vendi të ketë prodhim të rrushit të freskët edhe jashtë sezonit, gjë që ndikon edhe në uljen e importit të kësaj kulture bujqësore.
Ndërsa, njohësi i sferës së kultivimit të rrushit, afaristi Shani Mullabazi, tha për gazetën “Kosova Sot” se nuk ka fije dyshime se shirat e kohëve të fundit kanë ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e rendimenteve dhe cilësisë së rrushit në Kosovë.
“Sikur të mos kishte mot me shi, nuk ka dije dyshimi se rendimentet e rrushit sivjet do të ishin dukshëm më të larta sesa ato që ishin vitin e shkuar”, tha ai.
Po i këtij mendimi është edhe Dr. Ymer Rusinovci, profesor universitar i Fakultetit të Bujqësisë.
“Shirat e fundit kanë ndikuar dhe do të ndikojnë në cilësi, por edhe në sasinë e prodhimtarisë së rrushit kosovar”, tha ai.