Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Speci, perimorja e preferuar e kosovarëve - Bujqesia.eu

Speci, perimorja e preferuar e kosovarëve

0

 

SpeciSpeci jo vetëm për nga aspekti i sipërfaqeve por edhe për nga niveli i përdorimit në ushqim nga ana e popullatës dhe rëndësia ekonomike është bima kryesore perimore në Kosovë. Në Kosovë peshën kryesore e kanë sipërfaqet e mbjella në kushtet e fushës së hapur. Në serra kultivohet relativisht pak, por gjithsesi duhet theksuar se sipërfaqja në mjedise të mbrojtura po shtohet çdo vit.

Fermeri Hivzi Gashi nga Fshati Krushë e Madhe, tradicionalisht merret me kultivimin e specit. Ai këtë vit ka mbjellë 1.30 hektar speca në fushë të hapur dhe planifikon të arrijë rendimente të kënaqshme.

“Sivjet kushtet klimatike nuk kanë qenë të përshtatshme shumë për ne fermerët që mbjellim specin në fushë të hapur, mirëpo me ngritjen e temperaturave specat kanë filluar të zhvillohen mjaft mirë dhe presim rendimente të mira edhe këtë vit”, thotë fermeri Gashi.

Eksperti i perimtarisë, profesori Skënder Kaçiu, thotë se përkundër sipërfaqeve të mëdha të mbjella me këtë kulturë, kjo veprimtari nuk arrin të kënaq prodhuesit për shkak të mungesës së eksportit dhe çmimit të ultë.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, tregojnë se këtë vit do të mbështesin sektorin e perimekulturës përmes pagesave direkte për njësi të sipërfaqes së mbjellë me perime në fushë të hapur, ku niveli i mbështetjes do të jetë nga 300 euro për hektarë. E fermerët që aplikojnë për të përfituar nga kjo përkrahje, duhet të kenë së paku 0.50 hektarë tokë me perime në fushë të hapur, ndërsa sipërfaqja e tokës e marrë me qera, duhet të jetë e kontraktuar së paku për një vit (kontrata duhet të jetë e lidhur dhe e nënshkruar në mes të dy palëve – qiradhënësit dhe qiramarrësit).