Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Standardet e reja të miellit, drafti final ‘në dorë’ të Kosovës - Bujqesia.eu

Standardet e reja të miellit, drafti final ‘në dorë’ të Kosovës

0

Lladrovci

Shqipëria do të konsultohet me Kosovën para se të vendos përfundimisht për standardet e reja të cilësisë dhe sigurisë së miellit dhe grurit. Përderisa Shqipëria pranon se pjesën më të madhe të importit e ka nga Kosova.
Kjo do të thotë se standardet e miellit të përfolura deri më tani në kufirin 9 % (niveli i proteinave) mund të ndryshojnë sërish, dhe se ky vendim do të merret pas një jave pasi Ministria e Bujqësisë në Shqipëri të jetë konsultuar me atë të Kosovës.
Kështu ka lënë të kuptohet, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjatë një takimi që pati sot në Tiranë me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, si dhe me përfaqësues të industrisë së miellit në Shqipëri, të cilëve iu është dorëzuar një kopje e draftit që përmban standardet e reja të cilësisë së grurit dhe miellit.
Gjithashtu një kopje e draftit do ti dërgohet Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë për ta shqyrtuar dhe bashkë me importuesit shqiptarë pas një jave do të ketë një tjetër takim për të shqyrtuar propozimet e palëve.
“Ky është një dokument që do e konsultojmë me palët e interesuara dhe do e ndaj me autoritetet e Kosovës dhe gjithë importuesit e Kosovës. Pasi të kemi sugjerimet e tyre do kemi dokumentin përfundimtar”, u shpreh Panariti.
“Ne këtë dokument do ta konsultojmë me palët e interesuara ,kam sot Ambasadorin e Kosovës që do ta ndajë këtë dokument me autoritetet e Kosovës dhe me të gjithë prodhuesit e miellit dhe importuesit e Kosovës; sepse pjesën më të madhe të importeve e kemi nga Kosova, dhe natyrisht me Kosovën kemi lidhje posaçërisht të ngushta në çështjen e vëllimeve tregtare. Nga ana tjetër të njëjtën taktikë po ndjek edhe me kryetarin e unionit të miellit dhe mbasi të kemi dokumentin dhe sugjerimet e tyre do të kemi edhe dokumentin përfundimtar që do të kthehet në akt normativ. Atëherë ne do të marrim sugjerimet e palëve dhe do të shikojmë se sa këto sugjerime dhe propozime janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Pavarësisht nga dëshirat e palëve propozimet janë të mirëpritura dhe do të reflektohen vetëm po qe se ata qëndrojnë brenda kornizave të standardeve ndërkombëtare”, tha Panariti.
Panariti theksoi më tej se drafti paraprak që kemi në duar është hartuar sipas standardeve të BE-së dhe se tashmë pritet të konsultohet me grupet e interesit, dhe se qëllimi është të shkojmë drejt një unifikimi të standardeve me Kosovën.
Më tej ai theksoi se deri tani kemi qenë në zbrazëti absolute të drafteve normative që rregullonin cilësinë e miellit. “Kjo i ka dhënë shkas një kaosi në këtë drejtim. Ky akt normativ mbyll shtigjet e abuzimeve. Pjesën më të madhe të importeve e kemi nga Kosova”, u shpreh Panariti.
“Ne kemi qenë në zbrazëti absolute të akteve normative që rregullojnë cilësinë dhe sigurinë e grurit dhe të miellit, dhe kjo ka gjeneruar pikërisht në ato diskutime të cilat ju i keni përcjellë si media. Pasi mosrregullimi ligjor i ka dhënë shkas një kaosi në këtë drejtim duke mos ditur saktë natyrisht kategorinë; tipin dhe destinacionin e miellit, ku ka pasur edhe shteg për abuzime. Ky akt normativ mbyll këto shtigje, pasi përcakton qartë kategorinë e miellrave dhe destinacionet e tyre për produktet specifike”, tha ai.
Brenda javës që vjen do mblidhen sugjerimet dhe komentet nga Ministria e Bujqësisë e Kosovës dhe prodhuesit e vendit të cilat do paraqiten në draftin final.
Por deri më tani kemi pasur mospërputhje mes prodhuesve vendas dhe importuesve, pasi industria shqiptare e prodhimit të miellit është dakord që standardi të lihet 12.5% ndërsa Kosova dhe importuesit e tjerë e kërkuan 9 % nivelin e proteinave në miell.
Megjithatë nisur nga debatet e fundit në media rreth kësaj teme duket se proteinat nuk janë i vetmi problem i miellit dhe bukës pasi ekspertët kanë nxjerrë në pah se ka edhe mangësi të tjera që duhen rregulluar dhe mbikëqyrur sidomos në furra e bukës, ku përdoren ngjyrues, ka lagështi, dhe teprohet me sasinë e majasë që përdoret në brumin e bukës. /Telegrafi/