Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Steriliteti i kafsheve -Pjesa II - Bujqesia.eu

Steriliteti i kafsheve -Pjesa II

0

lopaMegjithatë edhe sasia e madhe e proteinave mund të shkaktojë probleme. Nëse pas pjelljes lopëve u japim më shumë se 600 gramë proteina në ditë, pjelloria e kopesë mund të bie. Çështje e mirë e sterilitetit e lidhur me ushqimin është se me balansimin e ushqimit problemi mund të zgjidhet. Edhe një çështje, që është mirë të përmendet, është se ushqimi i kafshëve të reja në masë të madhe përcakton pjellorinë e tyre të mëvonshme. Nëse kafsha gjatë pubertetit, para fekondimit të parë është ushqyer keq, pjelloria e saj është humbur përgjithmonë.

Lidhur me këtë janë bërë hulumtime se sa mund të ndikojë rritja ditore në pjellorinë e më vonshme. Hulumtimet janë bërë me tre grupe, me trashje – rritje ditore prej 680, 560 dhe 340 gramë Është vërejtur se grupi me rritje- trashje ditore prej 560 gramë realizon rezultate më të mira në riprodhim. Te lopët qumështore, të cilat kanë hyrë në fazën e laktacionit, posaçërisht e rrezikshme është periudha prej 5 -6 javë pas pjelljes, kur lopa arrin kulmin e laktacionit dhe kur shumë shpesh merr më pak energji sesa i duhet – dhe kjo mund të ketë pasoja.

Keqmbajtja e kafshëve dhe mungesa e kujdesit është shkaku i dytë me radhë i sterilitetit. Objektet e kafshëve duhet të jenë me ajër të pastër dhe me ajrosje, me dritë të mjaftueshme, me temperaturë mesatare prej 12-14 gradë C në stalla të mbyllura.

Sipërfaqja mbi të cilën qëndrojnë lopët duhet të jetë e terur dhe me rënie – pjerrësi të vogël, me hapësirë të mjaftueshme për t’u shtrirë lopa. Mirëpo, është shumë e rëndësishme për kafshët që të bëjnë sa më shumë lëvizje. Lëvizja e përditshme e kafshëve aktivizon sistemin e hormoneve, kështu që më lehtë mund të ndodhë fekondimi i qelizave vezore dhe me shanse më të mëdha që në këtë botë të vjen viç i shëndoshë dhe i zhvilluar. Lopët në sistemet e lidhura, në ferma kanë rezultate më të këqija riprodhimi sesa lopët që janë në sistemin e lirë.

Për mënyrën e mbarështimit të kafshëve, në mënyrë të drejtpërdrejtë është e lidhur edhe higjiena – që na sjell tek shkaku mjaft i shpesh i sterilitetit – infeksionet dhe sëmundjet e organeve te riprodhimit.

Infeksionet pas lindjes janë shkaqet kryesore të paraqitjes së sterilitetit. Mitra, vezoret, gryka e mitrës gjatë lindjes janë të ekspozuara përpjekjeve ekstreme dhe pas lindjes praktikisht mbesin të hapura për infeksione nga jashtë. Ditën e parë pas lindjes nëpër grykë të mitrës mund të kalojë dora, kurse pas 2-4 ditësh mund të kalojë vetëm gishti. Mitra e lopës mund të kthehet në gjendje normale vetëm pas 50 ditësh nga dita e lindjes. Bartja e frytit është e lidhur me rënien e imunitetit, kështu që kafsha në këtë periudhë është shumë e ndjeshme – dhe si pasojë e kësaj, shpesh paraqiten inflamacione kronike të mukozës së mitrës – endometritet kronikë. Në mitrën e pezmatuar, edhe nëse vjen deri te fekondimi – nuk ka mundësi që të mbahet fryti.

Endomitriti për fat të keq, shumë vështirë vërehet dhe praktikisht përveç sterilitetit – shenja të jashtme as që ka. Pezmatimi i mitrës mund të paraqitet edhe nëse fekondimi i kafshës bëhet jo në mënyrë profesionale dhe jo higjienike dhe në kohë jo të duhur.

Përveç infektimit të mitrës, lëndimit te saj, tumorit të fshikzës ,ndezjes se grykës së mitrës, të vaginës apo të grumbullimit të materialit jo normal, siç është ajri ose urina ,gjithashtu mund të jenë shkaktarë të sterilitetit, dhe natyrisht të sëmundjes së vezoreve. Tek 5% e lopëve të therura gjenden ndryshime në vezore. Por, sëmundjet që shkaktojnë më së shumti panik, ndoshta edhe të pa arsyeshme kur të merren parasysh qasjet e reja në shërim , janë fshikëzat(folikulat) në vezore. Fshikëzat e vezoreve kanë përbërje uji.

Paraqiten në një ose në të dy vezoret dhe mund të jenë të vetmuara ose të bashkuara. Ekzistojnë lloje të ndryshme të fshikëzave dhe kryesisht të gjitha shkaktojnë probleme në riprodhim dhe pranie e tyre sjell mungesën e estrusit, çrregullimin e ciklit.
Siç po shihet, shkaqet e sterilitetit mund të jenë të ndryshme – por edhe blegtoria bashkëkohore dhe shkenca janë përgjegjëse në shumë prej këtyre sfidave.