Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Steriliteti i Kafshëve - Pjesa I - Bujqesia.eu

Steriliteti i Kafshëve – Pjesa I

0

lopa

Problemi më i madh i blegtorisë nga i cili kanë frikë blegtorët, bujqit, por edhe veterinerët gjithsesi është steriliteti. Me sterilitet nënkuptojmë pamundësine e kafshëve që të fekondohen ose të sjellin në jetë fryte të gjallë dhe të shëndosh. Steriliteti mund të paraqitet tek të gjitha kafshët shtëpiake, por efekte fatale mund të ketë tek gjedhet. Më së shpeshti paraqitet tek kafshët femra, rreth 80%, kurse tek gjinia mashkullore rreth 20%. Rëndësia e sterilitetit tek kafshët mashkullore është jo e madhe, sepse në qendrat për riprodhim shfrytëzohen kryesisht vetëm demat më të mirë dhe të racës së zgjedhur.

Steriliteti mund të jetë i përkohshëm, kur ai është i shërueshëm dhe mund të jetë i përhershëm – nëse gjendja e kafshëve është lënë pasdore dhe më nuk mund të kenë ndihmë dhe zakonisht këto kafshë përfundojnë në thertore. Këto raste më të këqija mund të evitohen nëse blegtorët i përmbahen parimeve të praktikës së mirë dhe zoohigjienës.

Shkaqet e sterilitetit te lopët janë të shumta dhe më së miri është që këtë çështje t’ua lëmë veterinerëve me përvojë. Ekzistojnë shkaqet fillestare që blegtorët tanë duhet t’i dinë dhe në të cilat ata mund të ndikojnë dhe për disa dukuri mund ta informojnë veterinarin. Steriliteti mund të jetë i lindur apo i fituar. Steriliteti më karakteristik i lindur është paraqitja e frimartenizmit tek binjaket e fekonduar, ku më shumë se 90% të mëshqerrave me graviditet të tillë, janë sterile. Ky tip i sterilitetit paraqitet për shkak të lidhjes së enëve të gjakut të placentës së frytit mashkull dhe femër. Përveç frimartenizmit, janë të mundshme edhe rastet që pas lindjes mungojnë pjesë të tëra të organeve seksuale.

 

Viçi – pamja më e bukur për çdo blegtor

Tek ne, shkaku më i shpeshtë i sterilitetit janë gabimet në të ushqyer. Mungesa e mineraleve, vitaminave, proteineve, oligoelementeve , ushqimi i mykur, silazhi shumë i thartë, ushqimi me nivel te ngritur të fitoestrogenit, substanca të bimëve që veprojnë si hormone kafshësh – sigurisht që sjellin sterilitetin.
Vlerësohet se në ekonomitë tona individuale madje 60 – 70% të sterilitetit paraqitet për shkak TË USHQIMIT TË DOBËT. Me këtë rast është me rëndësi të ceket se vetë organet seksuale nuk janë ndryshuar, por funksioni i tyre është zvogëluar, sepse kafsha nuk ka mjaft energji të tajitë qelizën vezore që ajo të depërtojë në qarkun e fekondimit. Në të gjitha rastet e “sterilitetit të uritur”, madje edhe nëse ndodh fekondimi – lopa nuk mund të lindë frytin dhe ndodhë dështimi. Nëse dështimi ndodhë në fazat e hershme, fryti absorbohet dhe pronari as që vëren diçka, ndërsa nëse kjo ndodhë në faza më të vonshme, rrjedha e dështimit është e dukshme.

Problemet e lidhura me ushqimin dhe riprodhimin paraqiten edhe nëse ushqimi është shumë i vëllimshëm, posaçërisht nëse kafsha ushqehet me hidrate të karbonit dhe me pak proteina. Me këtë rast yndyra – dhjami shtresohen në afërsi të organeve seksuale dhe në riprodhim ndikon negativisht. Duhet të përkujtojmë se racioni për lopë me graviditet të lartë duhet të përmbajë prej 13 deri 15% proteina.