Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Studim: Çaji i zi parandalon diabetin e tipit 2 - Bujqesia.eu

Studim: Çaji i zi parandalon diabetin e tipit 2

0

caji i zi

Shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se ekziston një lidhje në mes konsumimit të çajit të zi dhe reduktimit të rrezikut nga krijimi i diabetit të tipit 2.

Diabeti i tipit 2 është duke u bërë gjithnjë e më i shpeshtë, ndërsa ekspertët rekomandojnë që nëse nuk ndryshohen shprehitë e njerëzve, numri i personave që vuajnë nga diabeti deri në vitin 2030 do të jetë madje 900 milionë dhe atë nëpër gjithë botën.

Shkencëtarët kanë konstatuar që në vendet, ku përqindja e përdorimit të çajit të zi është më e lartë, përqindja e njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2 është më e vogël. Në Irlandë, Turqi dhe Britani të Madhe përqindja e konsumimit të çajit të zi është më e lartë, derisa më e ulëta në Korenë Jugore, Brazil dhe Kinë.

Udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Arial Beresniak ka deklaruar se si ekziston lidhje në mes konsumimit të çajit të zi dhe reduktimit të rrezikut nga krijimi i diabetit të tipit 2, por gjithsesi është nevojshme që të vazhdojnë hulumtimet. /albeu/