Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 STUDIMET ME TE FUNDIT SHKENCORE PËR ÇAJIN E GJELBËR - Bujqesia.eu

STUDIMET ME TE FUNDIT SHKENCORE PËR ÇAJIN E GJELBËR

0

caji_i_gjelber

Shkolla mjekësore e Universitetit të Merilendit në SHBA ka bërë një përmbledhje të studimeve më të rëndësishme shkencore të viteve të fundit lidhur me çajin e gjelbër. Pas studimit të dhjetëra artikujve dhe publikimeve shkencore ky institucion ka bërë këtë përmbledhje të konkluzave të këtyre studimeve :

PREZENTIM I SHKURTËR I ÇAJIT :

Çaji është një bimë e cila është kultivuar me shekuj , që në Kinën dhe në Indinë e lashtë. Në ditën e sotme çaji është pija e dytw më e përdorur në botë , e para pas ujit të pijshëm.
Ka tri lloje kryesore të çajit : i gjelbër , i zi dhe çaji i quajtur Oolong. Dallimi midis tyre qëndron në procesin me të cilin përpunohen këto lloje të çajit.Çaji i gjelbër prodhohet nga gjethet e pafermentuara dhe përmban përqendrimin më të lartë të antioksidantëvë të fuqishëm të quajtur Polifenolë. “Antioksidantë” është emri i cili ju është dhënë subsantancave të cilët luftojnë të ashtuquajturët “radikalët e lirë “ të cilët paraqesin thërmija të cilat në trup i ndryshojnë qelizat , e dëmtojnë ADN dhe madje shkaktojnë edhe vdekjen e qelizave. Shumë shkencëtarë mendojnë se këta radikalë të lirë kontribuojnë shumë në procesin e plakjes si dhe në zhvillimin e sëmundjeve të shumta –përfshirë kancerin dhe sëmundjet e zemrës.Antioksidantët ,siç është rasti me polifenolët të cilët gjenden në çajin e gjelbër , mund të asgjësojnë radikalët e lirë dhe mund të pakësojnë apo madje të parandalojnë disa nga dëmtimet që ata mund të shkaktojnë.

Në mjekësinë tradicionale Kineze dhe Indiane , mjekët përdorin çajin e gjelbër si stimulues , pastaj si mjet diuretik ( që ndihmon trupin që të heq lëngjet e tepërta) , si një astrigjent ( për të kontrolluar gjakderdhjet dhe për të ndihmuar në shërimin e plagëve ) si dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës. Përdorime tjera tradicionale të këtij çaji janë edhe : rregullimi i temperaturës së trupit dhe sheqerit në gjak , përmirësimi i tretjes dhe përmirësimi i proceseve mendore.

Për çajin e gjlebër ka patur studime të gjera dhe të shpeshta , studime të zbatuara tek njerëzit , kafshët dhe studime laboratorike. Konkluzat e këtyre studimeve thonë se çaji i gjlebër mund të ndihmojë në luftimin e këtyre problemeve shëndetësore :

Ateroskleroza

Studimet klinike kanë dëshmuar se vetitë antioksidante të çajit të gjelbër mund të pengojnë aterosklerozën , në veçanti sëmundjet e arterieve koronare. Studiuesit ende nuk janë të sigurtë se cilat janë arsyet pse çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke zvogëluar shkallën e kolesterolit dhe të triglicerolit. Studimet tregojnë se edhe çaji i zi ka efekte të ngjajshme pozitive.Në të vetrtëtë hulumtuesit vlerësojnë se shkalla e e sulmeve në zemër mund të zvogëlohet për 11% nëse konsumohen 3 filxhana çaj në ditë.

Kolesterolin e lartë

Hulumtimet tregojnë se çaji i gjelbër zvogëlon sasinë e gjithmbarshme të kolesterolit dhe rrit shkallën e kolessterorolit “të mirë” , si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. Gjithashtu çaji i gjelbër zvogëlon edhe shkallën e dëmshme të kolesterolit që krijohet nga konsumi i duhanit.

Kanceri
Disa studime të ndryshem kanë dëshmuar se edhe çaji i gjelbër edhe çaji i zi mundet të ndihmojnë në mbrojtjen apo në luftën kundër kancerit. Kështu për shembull është vërtetuar se në shtete ku përdoret shumë çaji i gjelbër , siç është rasti i Japonisë , shkalla e kancerit është më e vogël se në disa shtete tjera. Ka studime që tregojnë se ky çaj ndihmon në luftimin apo kufizimin e dëmeve në më shumë se Dhjetë lloje të ndryshme të kancerit.

Sëmundjet e mëlçisë

Studimet klinike të grupeve të ndryshme të popullsisë kanë treguar se njerëit që pijnë më shumë se 10 filxhana të çajit të gjelbër çdo ditë , kanë më pak mundësi që të kenë probleme me mëlçinë. Duket gjithashtu se kjo pije e mbron mëlçinë edhe nga efektët e dëmshme të substancave toksike si alkoholi për shembull.

Humbja e peshës

Studimet klinike thonë se ekstraktet e çajit të gjelbër mund të rrisin metabolizmin dhe zvogëlojnë dhjamin.Një studim tregoi se kombinimi midis çajit të gjelbër dhe kafeinës ndihmoi në zvogëlimin e peshës tek njerezit me mbipeshë.Disa hulumtues mendojnë se substanca e quajtur “katekin” është pikërisht faktori përgjegjës për efektet e shkrirjes të dhjamit.
Përdorimet tjera
Çaji i gjelbër mund të jetë i dobishëm edhe në sëmundje si artritisi.Gjithashtu dihet se çaji ndihmon kundër paraqitjes të ftohjes dhe të gripit. Duket se efektet e këtij çaji janë më të mëdha se përdorimi i vitaminës C.
Gjithashtu një nga përbërësit e çajit të gjelbër , aminoacidi L-Theanin është gjetur të ketë efekte qetësuese për sistemin nervor.
(Perktheu nga anglishtja:Bujqesia.eu)