Studimi, 1.10 Euro më shumë për ushqim të shëndetshëm

0

largea_ushqim1392108494

Për ushqim më të shëndetshëm nevojiten 1.10 euro në ditë shtesë për person –  ka treguar studimi i shpallur në revistën BMJ Open, në bazë të hulumtimeve që janë bërë në dhjetëra vende të botës

Hulumtuesit nga  Harvard Medical School kanë bërë në këtë në vende të ndryshme të Botës, midis  të cilave janë  edhe Franca, Holanda, Spanja, Suedia, Zelanda e Re, Kanada, Brazil dhe Republika Jugo-Afrikane.

Analiza është marrë me shprehitë në ushqimin e banorëve si dhe me buxhetin mesatar që ndahet për kokë të banorit për ushqim.

Shprehitë në ushqim janë klasifikuar në disa kategori siç janë gjendja e rregullte shëndetësore  e prodhimeve që i konsumojmë, sasi e pemëve, perimeve, peshkut, pemëve bërthamore, mishit dhe prodhimeve të mishti që i hamë.

Në bazë  të analizës së bërë, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se për mënyrë të ushqimit të shëndetshëm, banorëve të Botës që janë përfshirë në studim, mesatarisht u duhen 1.10 euro në ditë më shumë.

Në nivel vjetor, nevojiten edhe 400 euro më shumë për person, në mënyrë që shprehitë e vjetra të zëvendësohen me shprehi të reja  të shëndosha në ushqim.