Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Të gjitha komunat do ti kenë qendrat informative për bujqësi - Bujqesia.eu

Të gjitha komunat do ti kenë qendrat informative për bujqësi

0

nendra

Fermerët kosovarë, shërbimet këshillimore do të mund t’i marrin nëpër komunat e tyre. Kjo është duke u mundësuar falë hapjes së qendrave informative Komunale për Bujqësi në komunat e vendit tonë, të cilat janë duke u hapur nga Ministria e Bujqësisë, në kuadër të projektit “Përkrahje në forcimin e shërbimeve këshillimore të MBPZhR-së dhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e MBPZhR-së”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, këto qendra do të jenë të pranishme në të gjitha komunat e Kosovës.

Tahir Halitaj, shef i Divizionit për Shërbime Këshillimore në Ministrinë e Bujqësisë, tregon se deri më tani janë hapur 6 qendra informative komunale për bujqësi dhe zhvillim rural, si në komunën e Pejës, Gjakovës, Lipjan, Ferizaj, Drenas dhe Skenderaj.

“Brenda muajit shkurt të vitit të ardhshëm, planifikojmë që këto qendra t’i hapim në të gjitha komunat e Kosovës. E përmes avancimit të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, MBPZHR-ja synon rritjen e nivelit të përgjithshëm të njohurive të fermerëve, trajnimin e tyre për të menaxhuar me sukses fermën, rritjen e të ardhurave në fermë, mbështetjen në zgjidhjen e problemeve që lidhen me prodhimin, çështjet ekonomike dhe organizative të fermave, ruajtjen e burimeve natyrore, mjedisin, përcjelljen e të arriturave shkencore dhe trendët në Bashkimin Evropian, duke u bazuar në kërkesat e tregut. Krahas kësaj, këto shërbime janë të domosdoshme për fermerët vendorë, pasi përmes tyre ata do të marrin përkrahje edhe për të aplikuar për grante dhe subvencione sipas programeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe programeve të BE–së.”, thotë Halitaj.

Ai thotë se deri më tani kanë pasur bashkëpunim më këshilltarët komunalë për bujqësi, ku të njëjtit këshilltarë sipas tij kanë pasur edhe detyra tjera dhe qëllimi i hapjes së këtyre qendrave është që tani e tutje këshilltari i komunës të merret vetëm me këshilla për fermer.

Ndërkaq, Sabit Ferizi këshilltar Komunal për Bujqësi në Komunën e Skenderajt ka konfirmuar se me hapjen e Qëndresë informative për bujqësi është lehtësuar marrja e informatave për fermerët.

“Po që nga hapja e Qendrës informative Komunale për bujqësi është duke u rritur numri i fermerëve të cilët kërkojnë informata të ndryshme. Fermerët janë të interesuar të marrin informata në për gjithësi rreth bujqësisë”, tha Ferizi.

Ndryshe, përmes shërbimeve këshillimore, të cilat tash e dy vite kanë filluar të organizohen në nivel qendror e lokal nga Ministria e Bujqësisë, vetëm vitin e kaluar kanë përfituar këshilla në mënyrë të drejtpërdrejtë 3855 fermerë dhe rreth 50 mijë të tjerë përmes materialit informativ.

Në këtë mënyrë, këta fermerë kanë arritur që përmes trajnimeve në sektorë të ndryshëm të bujqësisë të marrin njohuri për menaxhimin e suksesshëm dhe për rritjen e të ardhurave në fermat e tyre, për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që ndërlidhen me prodhimin, për çështjet ekonomike dhe organizative të fermave dhe për shumë çështje të tjera që ndërlidhen me punën e tyre në bujqësi./FermaIme/