Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Të gjitha veçoritë shëruese të salmonit - Bujqesia.eu

Të gjitha veçoritë shëruese të salmonit

0
Edhe nëse nuk jeni adhurues të peshkut, edhe nëse mendoni që është shumë i shtrenjtë, salmoni gjithsesi duhet të gjendet në menynë tuaj këtë verë, sepse është shumë i shëndetshëm për tërë organizmin, nga zemra e deri te truri. Nëse keni dyshim, ne do t’ju bindim që ta përfshini në ushqimin tuaj.
Me konsumimin e salmonit reduktoni rrezikun nga krijimi i sëmundjeve si osteoartriti dhe gjendjet e ndryshme inflamatore të nyjave. Salmoni përmban proteina të vogla, të cilat quhen peptide bioaktive, në veçanti njërën, kalcitoninën, për të cilin është dëshmuar që ngrit dhe rregullon nivelin e sintezës të kolagjenit në organizmin njerëzor. Kjo proteinë ka meritë për forcimin e eshtrave.
Na bën më të zgjuar dhe të lumtur. Truri përbëhet nga madje 60 për qind yndyra ku shumica prej tyre në fakt janë acide yndyrore omega 3. Me konsumimin e rregullt të salmonit reduktojmë rrezikun nga krijimi i depresionit.
Faktin që salmoni ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, pak a shumë e dimë të gjithë, dhe e gjithë vjen kjo për shkak të acideve të dobishme yndyrore omega 3 me të cilat është shumë i pasur. 2-3 shujta në javë të cilat përfshijnë salmon ndikojnë shumë favorshëm në qarkullim, vena, reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër, aritmia, shtypja e lartë e gjakut dhe trigliceridet e ngritura.
Për shkak të sasisë të lart të vitaminës D që e përmban, ka ndikim pozitiv në sistemin e imunitetin, ndërsa u rekomandohet edhe femrave shtatzënë në sasi sa më të mëdha, sepse ka efekt të favorshëm në zhvillimin e trurit të foshnjës, transmeton Koha.net. Përveç të gjithë këtyre veçorive shëruese, triptofani i cili fshihet në salmon na ndihmon edhe të flemë sepse konsiderohet si një nga qetësuesit më të mirë natyror.
Sa i përket përgatitjes, salmoni është peshk i cili hahet në formë të pagatuar, të thatë dhe të përpunuar në mënyrë termike. Është shumë i lehtë për përgatitje.
Përgatiteni një marinadë të thjeshtë nga vaji i ullirit, borziloku, hudhra, kripa dhe biberi. Të gjithën përdorini mbi salmonin të cilin e keni prerë në copa të trasha dhe piqeni në temperaturën prej 220 gradësh celsius për 10 minuta. Shërbejeni me sallatë të freskët dhe kjo është e gjitha. /Koha.net