Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Te Ushqyerit e mire te deleve ne periudhen dimerore - Bujqesia.eu

Te Ushqyerit e mire te deleve ne periudhen dimerore

0

deletNë periudhën dimërore ushqimi i deleve bazohet në shujta që përbëhen para se gjithash nga ushqime kualitative të konservuara. Nga ushqimet e konservuara rolin më të rëndësishëm e ka sana cilësore e barit dhe jonxha. Sana duhet të jetë cilësore, do të thotë të jetë kositur në kohën e zhvillimit dhe të jetë terur në kushte optimale kohore, që humbjet e materieve ushqimore të jenë sa më të pakta. Lloji i dytë i ushqimit të konservuar që ka rol të rëndësishëm në ushqimin e deleve në periudhën dimërore është silazhi cilësor. Sasia e silazhit për një dietë për ushqim të deleve zakonisht sillet prej 2-3 kg. ku duhet te kemi 1.5 -2 kg të sanës cilësore. Nëse kemi të bëjmë me sanë cilësore, posaçërisht nëse është fjala për sanë cilësore që paraqet përzierje të barërave të ndryshme, sasia mund të zvogëlohet në gjithsej 0.5 kg në ditë, kurse pjesën e silazhit nga misri duhet shtuar në 4-5 kg në ditë. Gjithsesi duhet pasur kujdes për sigurimin e kushteve që të mos ndodhë ngrirja e silazhit dhe që deleve kurrsesi nuk bën tu jepet silazh i ngrirë, sepse silazhi i ngrirë i frynë delet dhe sidomos delet që janë të mbarësuara mund të dështojnë ose të kenë probleme në tretje të ushqimit. Evitimi i sanës nga dieta nuk preferohet. Sasia e koncentratit në dieta ditore duhet të jetë prej 150 – 250 gr. Të ushqyerit e deleve në kohën e laktacionit në kohën e dimrit duhet të jetë i njëtrajtshëm. Të ushqyerit bëhet tre herë në ditë, me sasi të vogla ushqimi. Duhet pasur kujdes që delet të marrin me ushqim sasi të duhura të kalciumit dhe nëse ndodhë që ushqimi që marrin ato nuk ka kalcium të mjaftueshëm, nevojitet që ushqimit t’i shtohen 3-4 gr. shkumës shtazësh, i përzier me krunde. Përdorimi i ushqimit rrënjor nënkupton pastrimin e mirë nga dheu dhe ky ushqim duhet të imtësohet sa më shumë duke u grirë në pjesë sa më të vogla.